Raporti i Eurostat: 67.9% e shqiptarëve s’hanë 1 vakt të plotë me mish, shkak çmimet e larta

67.9% e popullsisë në Shqipëri, nuk kanë mundësi të konsumojnë një vakt të plotë, që përfshin mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë, sipas Eurostat. Referuar të dhënave për vitin 2021, Eurostrat verën se krahasuar me mesataren ne Evropë, shifrat e pamundësisë për të konsumuar një vakt me produkte mishi janë tre herë më të larta. Të ardhurat e pakta dhe çmimet e larta kanë sjellë vështirësi tek familjet shqiptare, për të siguruar edhe disa nga ushqimet bazë. Sipas Eurostat, në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante këto produkte ushqimore, një përqindje më e lartë, krahasuar me vitin 2021 ku të dhënat ishin 7.3%.

Niveli i njerëzve të rrezikuar nga varfëria, në vendet e BE, është në nivele të larta. Bullgaria (44.6%), e ndjekur nga Rumania (43.0%) dhe Sllovakia (40.5%), ishin vendet me % më të lartë të njerëzve në pamundësi për të siguruar ushqim. Nga ana tjetër, përqindja më e ulët, u regjistrua në Irlandë (5.0%), e ndjekur nga Luksemburgu (5.1%) dhe Qipro (5.6%).

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në nivel global 19.7% e njerëzve në rrezik varfërie nuk ishin në gjendje për një vakt të tillë.

 

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 12/07/2023 08:21

    Cmimi nuk eshte i larte, por ktu ska lek, jan pagat e uleta

    Përgjigju
  • Niku: 11/07/2023 19:13

    Nuk jane cmimet problemi, por jemi ne diete si komb. Mishi i kuq nuk eshte i mire per trupin e njeriut, proteinat bimore dhe te peshkut jane shume me te shendetshme, prandaj i jemi futur kesaj rruge pa mish, drejt Evropes.

    Përgjigju
    • Dakord: 12/07/2023 09:59

      Ehaa sa pula, keca dhe qingja therrin fshatarët që eurostat nuk i di. Na dinë si veten e tyre ata që ushqehen vetëm nga supermarketi. Statistika leshi dmth. Ja morëm vesh tani që 69% e shqiptarëve nuk hanë mish supermarketi hahaha

    • Or tej: 12/07/2023 00:43

      Diete vegjetariane or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!