Raporti i KE-së, Ahmetaj: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike dhe papunësinë më të ulët në rajon

Raporti i KE-së, Ahmetaj: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike dhe papunësinë më të ulët në rajon

Arben Ahmetaj dhe pjesë nga raporti i Komisionit Europian

Kryetari i Komisionit te Ekonomise dhe Financave Arben Ahmetaj ka reaguar pas publikimit te raportit te Komisionit Europian per performancën ekonomike të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate në BE, në të cilin analizohen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Turqinë.

Reagimi i plotë i Arben Ahmetajt
Raporti i Komisionit Europian, Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike dhe papunësinë më të ulët në rajon në dy vitet në vijim. Konfirmon rënien e borxhit publik. Komisioni Europian ka publikuar raportin tremujor për performancën ekonomike të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate në BE, në të cilin analizohen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Turqinë. Lajmi i parë i mirë është se Shqipëria është një nga dy vendet e rajonit (së bashku me Malin e Zi) që kanë vazhduar rritjen pozitive të ekonomisë edhe përgjatë tremujorit të tretë 2018, në një kohë që vendet e tjera dhe mesatarja e rajonit shënojnë rënie.

2 - Shqipëria parashikohet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor përfshirë Turqinë, në 2019-2020. Papunësia në Shqipëri projektohet në nivelin më të ulët në rajon, pranë 10% ndërsa borxhi publik vazhdon të konsolidojë trajektoren rënëse.

3 - KE konfirmon një rritje ekonomike mbi 4% për vitin 2018, njësoj sikurse vlerësuan më herët edhe FMN apo Standard and Poor’s. Rritja e konsumit privat, importeve dhe investimeve, vijojnë të kenë kontributin kryesor në rritjen ekonomike.

4 - Performanca e fortë ekonomike vijon të reflektohet edhe në zhvillimet pozitive të tregut të punës. Pjesëmarrja në forcat e punës në tremujorin e tretë 2018 ëshë në nivelin 68.3% krahasuar me 67.1% që ishte një vit më parë. Punësimi në sektorin jo-bujqësor është rritur me 7.5%, ndërsa papunësia ka shënuar nivelin më të ulët nga viti 2012.

Punësimi për të rinjtë e moshës 15-29 vjec është përshpejtuar në 26% krahasuar me një vit më parë, ndërsa papunësia për këtë grupmoshë ka vijuar trendin rënës nga piku prej 34% i vitit 2015.Pagat në sektorin privat vlerësohet të jenë rritur me një mesatare plus 15 pikë në të gjithë sektorët, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Raporti tejet pozitiv i Komisionit Europian për ekonominë shqiptare, është një tjetër reflektim serioz për arritjet jo pak të vështira të viteve të fundit. Sfida kryesore mbetet vazhdimi i reformave dhe konsolidimit fiskal, për të garantuar jo vetëm vazhdimin e rritjes ekonomike dhe punësimit, por edhe përgjigjen e duhur ndaj riskut të ngadalësimit të rajonit dhe ekonomive të BE.

Rritja e GDP

Ulja e papunësisë

Raporti i Komisionit Europian

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 09/02/2019 20:18

    Qe ish ministri Ahmetaj eshte semur ,kjo duket ashiqare .Sigurisht qe ne Shqiperi s'ka te pa pune ,sepse te gjith mbeten pa buke e pa rroba ,dhe iken nga syt kembet.Meqense ne shqiperi ka rritien me te madhe ekonomike,Ku ka ndikuar kio rritie ekonomike .Do te thot se kete ekonomi e keni zhvatur ju,sepse rrogat e uleta dhe pensionet s'jane rritur hic.Me ke tallej ti i meruar,apo e mbushe thesin ,dhe tani tall trapin me fukarenjt.

    Përgjigju
  • Emigranti: 09/02/2019 11:47

    Po normale që do dali rritje e punësimit sepse kanë emigruar 350000 mijë shqiptarë në 5 vitet e fundit. Dhe këta 350 mijë janë forca aktive pune, nuk janë pensionistët. Megjithatë uroj me zëmër që Shqipëria të ketë vërtet këto Standarte, dhe unë të jem i gabuar në atë që them.

    Përgjigju
    • Lui: 09/02/2019 15:36

      Emigranti, ti si mendon, ata qe kane emigruar jane te regjistruar ne Shqiperi, apo ne ato vende qe kane ikur? Edhe nese jane regjistruar si emigrante, jane thjeshte per numer dhe nuk cregjistrohesh dot aq shpejt nga gjendja civile.. Kupton?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja