Raporti i MAS, 12% e mësuesve
nuk kanë njohuri të mjaftueshme

Raporti i MAS, 12% e mësuesve<br />nuk kanë njohuri të mjaftueshme
Pas testimit të 17.613 mësuesve në gjithë vendin, Instituti i Zhvillimit të Arsimit prezantoi Raportin Kombëtar, ku rreth 12% e mësuesve kanë nevojë të menjëhershëm për trajnim. “Rezultatet e vlerësimit të përgjithshëm të mësuesve në nivel kombëtar, tregojnë se, vetëm rreth 25% e mësuesve të vlerësuar zotërojnë njohuri dhe aftësi të nivelit shumë të kënaqshëm, rreth 64% e mësuesve zotërojnë njohuri dhe aftësi të nivelit të kënaqshëm, por me nevoja për përmirësim, rreth 10% e mësuesve zotërojnë njohuri dhe aftësi që kanë nevoja të konsiderueshme për përmirësim dhe rreth 1.25% e mësuesve zotërojnë njohuri të nivelit të pakënaqshëm me nevoja të domosdoshme për përmirësim”, - thuhet në raportin e IZHA.

Raporti
25% e mësuesve zotërojnë njohuri shumë të kënaqshme. 64% e mësuesve zotërojnë njohuri të kënaqshme, por me nevoja për përmirësim. 12% e mësuesve kanë nevoja të domosdoshme apo të konsiderueshme për përmirësim. Mesatarja e pikëve në vlerësimin e përgjithshëm është 21.4 pikë nga 30 pikë që ka instrumenti i plotë.

Rezultatet e mësuesve të shkollave të fshatit janë thuajse të barabarta dhe në disa raste disi më të larta kundrejt rezultateve të mësuesve të shkollave të qytetit. Kjo vlen, si për vlerësimin e përgjithshëm, po ashtu edhe për fushat: Planifikimi; Mësimdhënia dhe të nxënit; Etika dhe komunikimi; Zhvillimi profesional. Rezultatet më të ulëta janë arritur në fushën e zhvillimit profesional, ku numri i mësuesve të vlerësuar me nivelin 1 dhe me nivelin 2 (mësuesit kanë nevoja të domosdoshme apo të konsiderueshme për përmirësim) arrin në shifrat 35%.

Rezultatet e mësueseve femra janë më të larta kundrejt rezultateve të mësuesve meshkuj. Rezultatet më të larta i kanë arritur gjimnazet, krahasuar me shkollat e tjera. Kjo vlen si për vlerësimin e përgjithshëm, po ashtu edhe për katër fushat e vlerësimit. Shkollat social- kulturore janë shkollat, të cilat kanë arritur rezultate më të ulëta.

Numri i mësuesve të vlerësuar me nivelin 1 arrin në 57% (mësuesit kanë nevoja të domosdoshme apo të konsiderueshme për përmirësim). Nëndrejtorët janë kategoria e punonjësve arsimorë që kanë rezultate më të larta, krahasuar me drejtorët dhe me mësuesit. Kategoria e kualifikimit të mësuesit nuk ka ndikuar në rezultatet e arritura prej tij në këtë proces.

Nikolla
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjatë fjalës së saj në prezantimin e raportit, deklaroi se përmes këtij procesi, për herë të parë, ofrohet për çdo drejtori dhe zyrë arsimore, harta kombëtare e nevojave për zhvillim profesional e detajuar për çdo, shkollë, mësues si dhe databaza e të dhënave, një instrument nëpërmjet së cilit mund të kuptosh nevojat e detajuara për trajnim të drejtuesve, mësuesve, sipas gjinisë, profilit, vjetërsisë në punë, vendndodhjes etj. “Për herë të parë kemi një raport kombëtar për evidentimin e nevojave të mësuesve dhe drejtuesve në arsimin parauniversitar.

Ky është një dokument nga i cili zhvillojmë të gjitha përgjegjësitë që na takojnë përpara 500 mijë nxënësve dhe prindërve të tyre, duke u thënë të vërtetat reale që mbajnë emrin e çdo mësues, shkollë, DAR/ZA. Por, ajo që është e rëndësishme, duke u angazhuar në kohë, me tregues të matshëm, për të përmirësuar situata që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente e më pas për të ndërtuar një sistem permanent, bashkëkohor për kualifikimin e të gjithë mësuesve”, - tha Nikolla.

Ndër të tjera, Ministrja e Arsimit, renditi problematikat e skemës së trajnimit të mësuesve. Sipas saj, janë 51 agjenci trajnuese të licencuara gjatë vitit 2012 dhe 2013, të cilat ofrojnë 739 module trajnimi për mësuesit. “Shpesh këto agjenci nuk kanë pasur një bashkëpunim dhe koordinim të  mjaftueshëm me DAR/ZA-të dhe shkollat për të ofruar trajnime sipas nevojave reale që përputhen me reformat në sistemin parauniversitar. Në mjaft raste, media, mësues të caktuar kanë denoncuar edhe një proces të rëndë për sistem arsimor, atë të shitjes së krediteve.

Gjithashtu, ka një mungesë të literaturës profesionale dhe të botimeve mbështetëse për mësuesit, për të mësuar rreth zhvillimeve në formimin e tyre, mbi përvojat më të mira të kolegëve vendas dhe të huaj, ndërkohë që mungon edhe organizimi i trajnimeve online”, - theksoi Nikolla duke shtuar se ka qenë minimal koordinimi me institucionet e arsimit të lartë sa i përket formimit të mësuesve në fakultete e edukimit dhe përfshirjen e tyre në procesin e kualifikimit.  Në fjalën e saj, Ministrja përmendi edhe rëndësinë e krijimit të shkollës së drejtorëve, duke theksuar se do të ketë një diplomë për të gjithë drejtuesit që janë në sistem, por edhe për ata që duan të jenë pjesë e drejtimit të shkollave.
 
Të dhënat e testimit të mësuesve
-25% e mësuesve zotërojnë njohuri shumë të kënaqshme.
-64% e mësuesve zotërojnë njohuri të kënaqshme, por me nevoja për përmirësim.
-12% e mësuesve kanë nevoja të domosdoshme apo të konsiderueshme për përmirësim.
-Mesatarja e pikëve në vlerësimin e përgjithshëm është 21.4 pikë nga 30 pikë që ka instrumenti i plotë.
-Rezultatet e mësuesve të shkollave të fshatit janë thuajse të barabarta dhe në disa raste disi më të larta kundrejt rezultateve të mësuesve të shkollave të qytetit. Kjo vlen, si për vlerësimin e përgjithshëm, po ashtu edhe për fushat: Planifikimi;  Mësimdhënia dhe të nxënit; Etika dhe komunikimi; Zhvillimi profesional.
-Rezultatet më të ulëta janë arritur në fushën e zhvillimit profesional, ku numri i mësuesve të vlerësuar me nivelin 1 dhe me nivelin 2 (mësuesit kanë nevoja të domosdoshme apo të konsiderueshme për përmirësim) arrin në shifrat 35%.
Nëndrejtorët janë kategoria e punonjësve arsimorë që kanë rezultate më të larta, krahasuar me drejtorët dhe me mësuesit.
DAR-et me rezultate më të larta janë: Berati, Shkodra, Korça, Fieri, Tirana Qark. DAR-et me rezultate më të ulëta janë: Kukësi, Dibra dhe Vlora.
 

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën