Raporti i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet
konkurruese, pati mungesë besimi
OSBE/ODIHR i konsideron konkurruese zgjedhjet e 23 qershorit, me pjesëmarrje të lartë në votime dhe në respekt të lirive themelore.
OSBE/ODIHR i konsideron konkurruese zgjedhjet e 23 qershorit, me pjesëmarrje të lartë në votime dhe në respekt të lirive themelore. Në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Shqipëri më 23 qershor, të publikuar sot, theksohet se administrimi i procesit electoral u cënua nga mungesa e besimit mes dy partive kryesore politike.
Në raport theksohet gjithashtu se “Kodi Elektoral pati disa ndryshime në korrik 2012, të cilat përmirësuan strukturën elektorale në përgjithësi. Këto ndryshime kishin për bazë disa rekomandime të mëparshme të OSBE/ODHIR dhe Komisionit të Demokracisë nëpërmjet Ligjit të Këshillit të Europës”.
Duke u ndalur tek përgatitjet teknike për realizimin e procesit zgjedhor, në raport thuhet se këto përgatitje ishin të pranueshme, ndërsa më tej theksohet se u vërejtën edhe disa mungesa, që derivonin “në veçanti nga mosrespektimi i disa afateve”.
Në raport përmendet edhe largimi i anëtarëve të partivë opozitare të para zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke theksuar se ky institicion vijoi punën pa numrin e nevojshëm të votive për të marrë vendime të rëndësishme.
Sa i takon procesit të numërimit, në raport thuhet se
KQZ anuloi dy sistemet elektronike të numërimit dhe verifikimit të votave, një javë para zgjedhjeve.
Në raport përmendet se pati besim në kualitetin e listave të votuesve, ndërsa thuhet se ka patur disa shqetësime të shprehura paraprakisht nga disa parti të vogla politike.
“139 kryetarë bashkish u gjobitën pasi nuk përmbushën obligimin e tyre ligjor për të informuar KQZ-në për numrin e votuesve dhe vendndodhjen e qendrave të votimit”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR.
Po kështu, në raport përmenden edhe disa incidente dhune të regjistrua gjatë fushatës elektorale.
“Partitë e mëdha, me raste, kanë përdorur automjetet publike dhe godinat zyrtare për qëllime të fushatës së tyre elektorale, e cila është e ndaluar me ligj. Një numër eventesh të qeverisë, u shoqëruan me slloganin e fushatës së partisë qeverisëse, e cila sfumoi linjat ndërmjet institucioneve dhe interesave të partisë, duke dalë kundër paragrafit 5.4 të Dokumentit të OSBE të vitit 1990 në Copenhagen”, vijohet në raport.
Në vëmendje është vënë edhe përfshirja e administratës gjatë fushatës elektorale.
“Gjatë fushatës u vërejt edhe përdorimi i punonjësve të administratës në fushatat elektorale, presioni për të votuar për një parti të caktuar, si dhe shkarkimet të motivuara politikisht, cënuan fushatën elektorale. Akuzat e blerjes së votave u intensifikuan me afrimin e ditës së votimit dhe me disa arrestime nga forcat e policisë”, theksohet në raport.
Raporti i plotë i OSBE
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.2%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3985
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40