Raporti kritik i EURALIUS: Drejtësia në dorë të Vettingut, KLD nuk ndëshkoi gjyqtarët

Raporti kritik i EURALIUS: Drejtësia në dorë të Vettingut, KLD nuk ndëshkoi gjyqtarët

KPK, seancë dëgjimore

Misioni i Bashkimit Europian në Tiranë, EURALIUS, publikoi një raport mbi projektin “Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, që përfshin periudhën nga vera e kaluar deri në shkurtin e këtij viti.

Raporti thekson se gjatë reformës në drejtësi, periudha kalimtare nga institucionet e vjetra tek ngritja e institucioneve të reja është zgjeruar dukshëm përtej afateve kohore të caktuara me ndryshimet në Kushtetutë.

Për shkak të vonesave në zbatimin e reformës së drejtësisë, KLGJ, dhe KLD ende nuk janë reformuar. “Themelimi i institucioneve të reja drejtuese të drejtësisë varet nga rivlerësimet e kandidatëve të gjykatësve dhe prokurorëve” - thuhet në raport.

Misioni EURALIUS theksoi në raport se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka ndëshkuar gjyqtarët, të cilët sipas Ministrisë së Drejtësisë, u përfshinë në veprime të paligjshme dhe as nuk mori masa disiplinore ndaj tyre, edhe pse e ka detyrim ligjor.

KLD lejoi një vonesë të madhe për masat disiplinore të kërkuara nga Ministria e Drejtësisë ndaj disa gjyqtarëve, duke djegur afatet e vendim-marrjes, thuhet në raport.

Për shkak të vonesave në zbatimin e reformës së drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është themeluar. Institucioneve që rekrutojnë apo zgjedhin anëtarët e rinj në qeverisjen e drejtësisë iu kërkohet që të sigurojnë krijimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Euralius thotë se “Shkolla e lartë e Magjistraturës duhet të vazhdojë të jetë institucioni qendror për të përgatitur me cilësinë më të lartë profesionale gjyqtarët dhe prokurorët”.

Parlamentit i kërkohet të përfundojë punën me ligjet e reformës në drejtësi. KLD dhe KLP duhet të krijojë standardet dhe praktika të për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim që të sigurohet një sistem i besueshëm dhe transparent i meritës.

Sipas Euralius, gjykatat duhet të vendosin këshillat gjyqësor brenda afatit të ri ligjor, e, pas themelimit KLGJ duhet të sigurojnë funksionimin e gjykatave në përputhje me ligjet e reformës. Probleme janë edhe numri i madh i noterëve për çdo banor, sidomos në kryeqytet, gjë që ka ulur profesionalizmin, por kjo temë do të zgjidhen me një ligj të ri.

Institucionet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve po japin rezultatet e para. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, paraqitet të martën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që është organi bazë i Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit mbi ligjshmërinë e pasurisë së tij, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Vendimi nëse pasuria e tij është e justifikuar, do të jetë përcaktues për fatin e gjyqtarit, nëse do të përjashtohet drejtësia apo do të konfirmohet në detyrë.

Krahas anëtarit të Gjykatës së Lartë këtë javë përballen me vetingun edhe dy prokurorë; Dritan Prençi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë si dhe Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokurori Prençi është pjesëtar i grupit të hetuesve të dosjes së ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Pas rrëzimit të disa gjyqtarëve nga vetingu dhe mbarime mandatesh, Gjykata Kushtetuese është praktikisht e mbyllur, ndërsa radhën e vetingut tani e ka Gjykata e Lartë. Pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shqyrtuar deri tani janë rrëzuar dhe janë nxjerrë nga sistemi i drejtësisë./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë