Raporti: Miliarderët, pasurim rekord në vitin 2017, ja familjet e famshme që vijojnë të shtojnë të ardhurat

Raporti: Miliarderët, pasurim rekord në vitin 2017, ja familjet e famshme që vijojnë të shtojnë të ardhurat

Foto ilustruese

Miliarderët kanë bërë më shumë parà në vitin 2017 sesa çdo vit tjetër në histori. Të pasurit e botës rritën pasurinë e tyre me një të pestën (20%), në 8.9 trilionë dollarë, sipas një raporti të bankës zvicerane “UBS”.

Parusitë e super të pasurve të sotëm janë rritur me një ritëm më të shpejtë, krahasuar me shekullin e XX, kur familje si “Rothschilds”, “Rockefellers” dhe “Vanderbilts” kontrollonin pasuri pa fund.

Raporti i “UBS”-së thotë se, ka aq shumë parà në duart e super të pasurve, saqë një valë e re familjesh të pasura dhe të fuqishme është krijuar.

“30 vitet e shkuara kanë parë krijimin e një pasurie të stërmadhe”, thuhet në raportin e “UBS”-së.

Me pasurinë që do të kalojë nga sipërmarrësit te trashëgimtarët e tyre, në vitet në vijim, familjet shumëgjeneratëshe të shekullit të XXI-të po krijohen.

Plot 2.158 miliarderët e botës rritën pasurinë e tyre me 1.4 trilionë dollarë vitin e shkuar, shumë kjo më e madhe sesa GDP-ja e Spanjës apo Australisë, ndërsa bursat në ngritje ndihmuan pothuajse çdo të pasur të arrijë rritjen absolute më të madhe në histori.

Më shumë se 40 nga 179 miliarderët e rinj, të krijuar vitin e shkuar, e trashëguan pasurinë e tyre dhe, falë numrit të miliarderëve mbi 70 vjeç, autorët e raportit presin që 3.4 trilionë dollarë të tjerë të dorëzohen te trashëgimtarët gjatë 20 viteve të ardhshme.

David Rockefeller, stërnipi i fundit i themeluesit të “Standard Oil”, John D Rockefeller, që u bë miliarderi i parë i botës në vitin 1916, vdiq në moshën 101-vjeçare vitin e kaluar, me një pasuri 3.3 miliardë dollarëshe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?