S&P rishikon përspektivën e Shqipërisë nga 'Të qëndrueshme' në 'Pozitive', si dhe konfirmon vlerësimin 'B+'

Shqipëria ka marrë vlerësim pozitiv nga agjencia kombëtare e vlerësimit Standard and Poor’s. Më 22 Shtator 2023, agjencia ka rishikuar perspektivën e saj për Shqipërinë nga “e qëndrueshme”, në “perspektivë pozitive”. Në të njëjtën kohë, agjencia rikonfirmon vlerësimin e vendit në “B+”.

Në raportin më të fundit, Standard and Poor’s analizon se “Perspektiva pozitive” pasqyron pikëpamjen e saj se parametrat fiskale të vendit do të vijojnë të përmirësohen përtej pritshmërive të saj, nëpërmjet përpjekjeve të qeverisë për të konsoliduar financat publike. Për më tepër, agjencia parashikon që parametrat e pozicionit të jashtëm të Shqipërisë mund të përmirësohen më shumë se ç'pritej, ndërsa ekonomia globale rimëkëmbet dhe sektori shqiptar i turizmit vazhdon të zgjerohet.

Raporti parashikon se pas një rritjeje për këtë vit deri në 3%, kryesisht për shkak të kërkesës së huaj më të ulët nga Evropa, rritja pritet të shtohet pas vitit 2023. Dokumenti përmend goditjen që Shqipëria mori nga tërmeti i vitit 2019, ndërsa nuk kanë munguar përpjekjet për të konsoliduar financat publike.

Standard & Poor’s pret që defiçiti buxhetor të jetë në rreth 2% të PBB deri në vitin 2026 dhe borxhi publik të reduktohet në 58.3% në 2026 nga 64.5% që rezultoi në 2022, duke qenë në përputhje me rregullat fiskale të balancës primare dhe të reduktimit të borxhit publik të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit (OBL).

Referuar Agjencisë,  inflacioni ka rënë, duke arritur në 4% në gusht, si dhe parashikon që inflacioni do të jetë mesatarisht 4.7% për gjithë vitin 2023,. Më pas parashikohetrënie graduale në3%, në sajë edhe të forcimit të lekut. Duke pasur parasysh mungesën e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe gjeografike të Shqipërisë, mbështetjen e saj të fuqishme të brendshme për BE-në dhe shumicën parlamentare të qeverisë, e cila lehtëson kalimin e reformave, agjencia beson se vendi është i mirëpozicionuar për të përparuar në ofertën e tij për anëtarësim në BE, pa pengesa të mëdha të jashtme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
Vlerësimi pozitiv i Standard&Poor’s për ekonominë e Shqipërisë, Mete: I shërben bankave dhe investitorëve

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka reaguar mbi vlerësimin  pozitiv që agjencia ndërkombëtare Standart and Poor’s ka bërë për Shqipërinë në aspektin ekonomik.

Sipas të dhënave, agjencia e konsideron vendin tonë me një perspektivë të qëndrueshme, duke e vlerësuar në kategorinë B+.

Për këtë, Mete shprehet se ky përmirësim i vlerësimit, pas gati 7 vjetësh, i shërben bankave dhe investitorëve, si dhe bizneseve brenda dhe jashtë vendit për të vlerësuar aftësinë kreditore të Shqipërisë.

 “Lajm i mirë rishikimi në ngritje i agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Standard&Poor’s, nga perspektivë “e qëndrueshme” në “pozitive”, duke konfirmuar vlerësimin B+. Ky përmirësim i vlerësimit, pas gati 7 vjetësh, i shërben bankave dhe investitorëve, si dhe bizneseve brenda dhe jashtë vendit për të vlerësuar aftësinë kreditore të Shqipërisë, duke pasur kështu një ndikim në uljen e kostove të huamarrjes. Ai është një tregues i forcimit të qëndrueshmërisë së financave publike, menaxhimit të kujdesshëm fiskal dhe përpjekjeve pozitive në ndjekjen e reformave strukturore dhe integrimit evropian. Ky përmirësim rrit pozicionin e Shqipërisë në tregjet financiare globale dhe hap mundësi të reja për investime dhe zhvillim ekonomik. Ai shërben gjithashtu si një shenjë besimi nga komuniteti ndërkombëtar në stabilitetin ekonomik dhe potencialin e rritjes së ekonomisë shqiptare", ka shkruar Mete.

S.G/M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni