Standard & Poor’s rrit vlerësimin e Shqipërisë në ‘BB’ falë përmirësimit të pozicionit fiskal

Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s rriti vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në valutë të huaj dhe vendase në ‘BB’ nga ‘BB-‘ me perspektivë të qëndrueshme.

“Ky vendim ka reflektuar performancën e fortë ekonomike dhe fiskale të vendit gjatë viteve të fundit”, tha agjencia.

Standard & Poor’s  konfirmoi vlerësimin e kreditit sovran afatshkurtër të Shqipërisë në valutë të huaj dhe vendase në nivelin “B”, ndërsa rishikoi vlerësimin e transferimit dhe konvertueshmërisë në “BBB-” nga “BB+”.

“Investimet e larta neto të huaja direkte (IHD), remitancat dhe rritja e shpejtë e eksporteve të shërbimeve mbështesin perspektivën e qëndrueshme ekonomike të Shqipërisë, pavarësisht tensioneve të larta gjeopolitike dhe pasigurive në prag të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti,” deklaroi agjencia globale e vlerësimit.

S&P parashikon që rritja reale e PBB-së së Shqipërisë të mbetet mbi 3% deri në vitin 2028, e nxitur nga investimet dhe konsumi.

Megjithatë sfidë mbetet tkurrja e forcës së punës, emigracioni i vazhdueshëm si dhe rreziqet fiskale për shkak të nivelit të lartë të borxhit në valutë të huaj, maturiteteve afatshkurtra të borxhit vendas dhe angazhimeve të konsiderueshme të PPP-ve. Ndërkohë, tensionet diplomatike me Greqinë mund të paraqesin sfida për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE”, theksoi Standard & Poor’s. Në 23 mars 2024, S&P përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe të jashtëm të vendit. 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

‘I hymë detit me këmbë’, Rama: Pavarësuam drejtësinë nga pushteti politik, të tjerët nuk hynin në parlament kur u votua reforma

‘I hymë detit me këmbë’, Rama: Pavarësuam drejtësinë nga pushteti politik, të tjerët nuk hynin në parlament kur u votua reforma