Një ditë pasi materniteti "Mbretëresha Giraldinë' dha lajmin e bukur se 10 mamitë e saj ishin shtatzënë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama shkruan në rrjetin social Facebook, se është një rastësi e bukur dhe se 10 mamitë janë në të njëjtin udhëtim mëmësor.

"Një rastësi e bukur!

10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në të njëjtin udhëtim mëmësor", shkruan Rama në Facebook, teksa ka postuar edhe foton e mamive.