Klienti refuzon ose nuk jep lehtë informacionin e kërkuar ose jep informacion të rremë ose ndryshon informacion shpesh dhe pa ndonjë justifikim të qartë
 
Kërkesa për transaksione të cilat kryhen pa marrë parasysh vlerësimin për rrezikun e investimit, komisionet e vendosura ose kosto të tjera
 
Depozitat dhe tërheqjet në shuma të mëdha parash (cash) të pajustifikuara nga profili ekonomik i transaksioneve të klientit
 
Transaksionet nëpërmjet përdorimit të instrumenteve financare që nuk përputhen me profilin financiar dhe ekonomik të klientit ose të cilat kryhen nëpërmjet procedurave jo të zakonshme, veçanërisht për shuma të mëdha parash të pajustifikuara nga procedura të veçanta
 
Depozitime të shpeshta të klientit në llogari të ndryshme, konsolidohen në një të vetme dhe transferohen jashtë vendit
 
Blerje ose shitje të mëdha me çmime jo proporcionale, në lidhje me vlerën aktuale të tregut ose vlerën e llogaritur
 
Përdorim i përsëritur dhe i pajustifikuar i cash-it, veçanërisht në shuma të mëdha dhe prerje të mëdha
 
Një rritje e konsiderueshme e depozitave të një sipërmarrje, e pajustifikuar nga një rritje përkatëse në aktivitetin e saj
 
Ndryshime të shpeshta dhe të pashpjegueshme në numrat e telefonit fiks apo celular, si dhe adresa jo aktive të e-mailit të kompanisë
 
Burimet e fondeve nuk janë në përputhje me madhësinë e fondeve të mbledhura
 
Përdorimi i shpeshtë i lehtësirave për ruajtjen e depozitave nga qiramarrësit e përbashkët ose përfaqësuesit e tyre
 
Shlyerje e plotë ose e pjesshme e kredisë së marrë nga kredimarrësi, në rast kur origjina e fondeve është e panjohur
 
Një punonjës që bën jetesë luksoze e cila nuk justifikohet me të ardhurat e tij
 
Mbifaturimi apo nënfaturimi i mallrave ose shërbimeve, duke përdorur teknika të ndryshme
 
Shitja e një prone kundrejt pagesës duke përdorur çeqe të nënshkruara në favor të njërës palë ose ndaj një pale të tretë që nuk ka lidhje me transaksionin e shitjes
 
Një klient kryen transaksione me vlerë të madhe duke përdorur një kartë të parapaguar, duke përfituar nga mundësia e mbushjes së kartës pa praninë fizike në bankë
 
Llogaritë janë hapur pranë një banke nga disa korporata jashtë vendit, të cilat kanë të njëjtin pronar përfitues
 
Shlyerje e papritur dhe përfundim i marrëdhënies kontraktore sapo kontrata ka hyrë në fuqi sidomos për sa i takon leasing-ut të makinave


Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online