Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 23 shkurt në orën 10:00 për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Raporti pritet të votohet në seancën e 5 marsit.
Socialistët janë shprehur se do të prisnin zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe botimin e tij në Fletoren Zyrtare.
Gjatë mbledhjes të së hënës të grupit parlamentar të PS, kryeministri Rama tha se “parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin, më pas për ndryshimet ligjore.”
Ndryshimet ligjore lidhen me nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale që nuk do të lejojë pezullimin nga detyra të ministrave dhe posteve të tjera kushtetuese. Ndryshimi nuk mund të heqë masën e pezullimit të Ballukut sepse nuk vepron mbi aktet e mëparshme. Rama i paralajmëroi ndryshimet për të zgjidhur “tejkalimin e kompetencave” të gjyqësorit në pushtetin ekzekutiv.
Sipas asaj që u artikulua, këto ndryshime nuk do të cenojnë paprekshmërinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Në mbledhjen e grupit të PS, Rama tha se “pezullimi nga detyra cenon funksionin”. Ndarja 4-4 e Gjykatës Kushtetuese mundësoi rrëzimin e kërkesës së tij duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra.
Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë dhe në hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe.
Komente












