TIRANË - Belinda Balluku nuk është më zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës. Vendimi i Gjykatës së Posaçme i datës 19 nëntor, që e pezulloi nga detyra, rikthehet në fuqi.
Gjykata Kushtetuese nuk e arriti dot një shumicë, teksa u nda 4-4 për kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të rrëzuar pezullimin e Ballukut, por ligji e përcakton se, kur votat ndahen në mënyrë të barabartë, kërkesa quhet e rrëzuar.
Në njoftimin e vendimmarrjes të siguruar nga gazetarja Esiona Konomi, thuhej se ndarja e madhe e trupës së gjyqtarëve ishte nëse duhet të merret ose jo autorizim nga Kuvendi para se të pezullohet me vendim gjykate një anëtare qeverie.
Vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje.
Sipas njërit qëndrim, anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit, që synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri. Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik, vlerësohet se, për nga shkalla dhe intensiteti i saj, ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj, në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv, në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës, edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.
Ndërsa pjesa tjetër e gjyqtarëve argumenton se, në fakt, në këtë rast, leja nga Kuvendi nuk parashikohet në ligj: “Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2, të saj. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale.”

Me këtë vendimmarrje të “munguar” me shumicë të qartë të Gjykatës Kushtetuese, mbetet ende pa një sqarim ezaurues konflikti i kompetencash mes gjyqësorit dhe ekzekutivit për pezullimin e anëtarit të qeverisë, apo sqarimi i nenit 103 të Kushtetutës mbi imunitetin e ministrit.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese i hap tashmë rrugë shqyrtimit në Kuvend nga Këshilli i Imunitetit për një tjetër masë më të ashpër, atë të arrestit, që SPAK ka kërkuar për Ballukun që prej dhjetorit të vitit të shkuar, por që është lënë pezull për shkak se maxhoranca kishte kërkuar fillimisht të dëgjonte vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.
Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, si dhe është në hetim për të 7 lotet e Unazës së Madhe, si dhe për të paktën 3 procedura të tjera tenderuese.
NJOFTIMI I PLOTË I VENDIMMARRJES:
Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër; shfuqizimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.
Paraprakisht Gjykata vlerësoi njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetutës në lidhje me nenet 73, pikat 1 dhe 2. Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit, ashtu sikurse të deputetit, nuk përfshihet garancia e parashikuar në nenin 242, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë. Ndër parimet e tjera themelore janë edhe ato të epërsisë së Kushtetutës si ligji më i lartë dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të saj, detyrimi i shtetit për të vepruar brenda bazës dhe kufijve të së drejtës dhe ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Në lidhje me objektin e kërkesës, në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të Ligjit Organik të saj.
Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij. Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon ntë mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese). Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri. Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.
Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Në këndvështrim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues.
Për sa më lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:
Rrëzimin e kërkesës.
Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës
12.12.2025.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës.
Ndërkohë, Kuvendi pritet të shprehet edhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.
GJKKO, me kërkesë të SPAK pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku e pandehur për abuzime me tenderin e Llogarasë, por Kryeministri Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij.
Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie.
Pas kërkesës së kryeministrit Rama, gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri sa çështja e saj të shqyrtohej në themel nga “Kushtetuesja”. E pandehur për shkeljet në tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe, SPAK ka dyshime se Balluku duke qenë në detyrë, rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët.
.jpg)

lajm në përditësim...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi është shprehur se alibitë tashmë kanë rënë dhe sipas tij, kryeministri Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë.
Po ashtu Bardhi i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën të Këshillit të Mandateve dhe të përfshijë të enjten në seancën plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të Ballukut.
"Alibitë tashmë kanë rënë! Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë. Njëlloj do të rrëzohet kushdo që pengon drejtësinë.
I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen të enjten në seancë plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku.
Kuvendi nuk mund të mbajë peshën e përgjegjësisë për vonesën e paprecedent të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe për pengimin e drejtësisë", shkruan Bardhi.

Ilir Toska, Marsida Xhaferllari, Asim Vokshi dhe Sandër Beci ishin katër anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që votuan pro pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke rikthyer në fuqi masën e sigurimit personal të caktuar nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Katërshja tjetër e trupës gjykuese të Kushtetueses, Fiona Papajorgji, Marjana Seminit, Gent Ibrahimi dhe Sonila Bejtja, votuan në favor të ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendonte se pezullimi i një anëtari të qeverisë është kompetencë ekskluzive e kreut të Këshillit të Ministrave.

Gjykata Kushtetuese nuk arriti dot sot shumicën për rastin ‘Balluku’ dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës.
Pas vendimit të Kushtetueses kanë ardhur edhe reagimet e para politike. Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se vendimi i sotëm i Kushtetueses tregoi se Qeveria shqiptare u përpoq të pengonte drejtësinë me veprimet e tyre, me qëllim mbrojtjen e Ballukut.
“U provua nga Gjykata Kushtetuese se Këshilli i Ministrave dhe Edi Rama penguan drejtësinë me veprimet e tyre. Drejtësia tashmë duhet të shkojë te Edi Rama! Qeveria nuk ka më legjitimitet moral pasi u kthye në zyrë avokatie për Zv. Kryeministren!”, ka shkruar Lapaj.
Ndërkohë kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur se nga sot Balluku nuk do të mund të shkojë dot më në zyrë dhe të vjedhë qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj ka thënë se fundi i pandëshkueshmërisë do të vijë vetëm kur kryeministri Edi Rama të dalë para drejtësisë.
“Më në fund Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin përfundimtar të Belinda Ballukut. Nga sot Belinda Balluku nuk shkon dot më në zyrë, nuk firmos dot më, nuk vjedh dot më qytetarët shqiptarë.
Mund të themi që ky është fundi i pandëshkueshmërisë në Shqipëri? Jo. Tani e ka radhën Edi Rama.
Sepse çdo njeri në Shqipëri e di që në krye të korrupsionit është Edi Rama dhe vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të Kryeministrit Edi Rama mund të themi që ka ardhur fundi i pandëshkueshmërisë edhe në Shqipëri”, ka shkruar Shehaj.
Komente











Une prape jam i mendimit se kjo eshte thjesht loje e Rames si me rastin e Veliajt. Po mundohet ti tregoj Ballukut se po bej cmos qe te mbroj, kur nderkohe Rama e di shume mire qe BE dhe USA i nderpresin cdo fond e cdo perkrahje nese guxon e perdore influencen te GJK per t'iu kundervene Spak.
PërgjigjuNe koke te Edvin Rames tani
PërgjigjuSekuestrime pasurish e paresh të vëna me korrupsion e krime të tjera a do ketë ndonjëherë këtu si në botën demokratike?
Heme mos u tall rames ti vini te gjith anash ju.
Kjo eshte futja kote, gjykimi eshte bere me mendjen e sales.
PërgjigjuPer shume arsye ndofta duhet ndjekur Bela por te llogaraja i moren turqit leket Beles i urojme suksese ne jete por marrte me vete Saliun, Mulin, Ballen, Gonxhen, Allajbeun, Frangajn, Zamirin, Qetin , Gysin etj ne te semes
PërgjigjuEdhe te mençurit e te mençureve dolen me vendimin qe duhet pezulluar. Kjo eshte drejtesia e brishte, e korruptuar, e papergatitur, injorante shqiptare. Turp per kete trup gjykues. Tani rama s'duhet ta leshoje BB ne dhembet e gjakosur te dumdumit dhe Krajes sigurimsit shkodran dhe xha Brahos nga çorovoda. Ne Kuvend te pakten ben ligjin dhe i kthen mbrpasht Spakistat.
PërgjigjuTurp i madh duheshte votuar 8 me 0 per rrezimin e kerkeses se Ramoviçit
PërgjigjuKe aq pak neurone në tru qe as nuk merr mundimin të lexosh arsyetimin. Nuk flitet për Belinden si person, po flitet si procedurë a ka të drejtë GJKKO ta bëjë
10ore tu honger e tu pi besoj:P
PërgjigjuTi hiqet imunitetti ta provoje burgun si ne te tjeret
PërgjigjuSPAK u tregua grukes i madh: ne vend qe te mbaronte pune me peshkaqenin e vjeter, iu sul peshkaqenit te ri dhe donte te hante dy peshkaqenet pernjehere, por i ngecen ne fyt dhe peshkaqenet do ta copetoje.
PërgjigjuPo te kapnin ato qe kan vjedh 5m euro para 15 viteve dhe keto qe kan vjedh 150m eurontani ti falin sepse ti do hash sufllaqe
Pak durim, bashkatdhetari im! Do të ketë "peshkaqenë biznesi" të ndërlidhur me lidhje të forta! SPAK është "inxhinieria e reformës ligjore".