Rastit të Alida Hiskut, që mohoi fjalët e thëna me gojën e saj për përdhunimin e grave në burgje për “Shqiptarja.com” i është referuar me një koment tjetër deputetja Mesila Doda.
Tërheqja e papritur e Alida Hiskut nga denoncimi në një mënyrë jodinjitoze, duke akuzuar gazetaren se ka shkruar fjalë që s’i ka thënë, deputetes Doda i ka shkaktuar keqardhje. Pasi gazeta ka publikuar audion ku është regjistruar intervista me Alida Hiskun për të qenë korrekte me lexuesin e saj, deputetja Mesila Doda i bën këtë koment:
“A i keni vënë re hienat? Çakej që ulërasin e bëhen bashkë sa herë dikush i afrohet e don të gërvishtë të vërtetën...Etërit e kombit, firmëtarët e pavarësisë vazhdojnë të dënohen me litar në përjetësi. Gratë që guxojnë të hapin gojën për të treguar ç’kanë parë e hequr në kurriz të tyre, në qelitë e ferrit qëllohen me gurë në publik e më pas struken në frikën e së kaluarës”.
Doda e lidh edhe me çështjen e hapjes së dosjeve komentin e saj.
“Çfarë kombi jemi që nuk çlirohemi dot nga urrejtja, nga e keqja, nga dhuna e së djeshmes. Cfarë qeniesh mund të nderojnë të ligën si heroike dhe të poshtërojnë heroin si ligësi..Unë nderoj firmëtarët e pavarësisë, ata burra që mostrat e komunizmit i varën, vranë dhe i trajtuan si tradhtarë. Unë nuk pranoj dot që krimi dhe kriminelët të trajtohen si heronj, ndërsa viktimat të trajtohen si tradhtarë a si të çmendur. Zgjedh të mbetem në anën e tyre”, shkruan Doda.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com