Ranë të gjitha alibitë dashakeqëse ndaj PD!

Ranë të gjitha alibitë dashakeqëse ndaj PD!

1. Alibia se PD nuk ka forume. Brenda një jave u mblodhën Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Gjithë këtë periudhë ishte fryrë qëllimisht opinioni publik se PD s'ka më forume. Mbledhja e forumeve është penguar nga ata që e kanë pasur obligim nga Statuti dhe jo nga vullneti i demokratëve për të marrë pjesë e për të marrë vendime

2. Alibia se PD nuk ka kryetar legjitim dhe nuk e zgjedhë dot atë. Kjo alibi ra sot me mbledhjen dhe votimin e Keshillit Kombëtar për hapjen e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të ri. Është nevojë urgjente që PD të ketë Kryetarin e saj. Kushdo që e pengon procesin e zgjedhjes së Kryetarit, pa dal vetë në mejdan për një betejë të tillë për të kandiduar dhe për tu zgjedhur, me padituri ose qëllimisht është për shpërbërjen e PD. Nuk ka kuptim që deputet të PD e lidhin procesin e kryetari vetëm me emrin e Bashës duke kritikuar, por pa ofruar asnjë zgjidhje apo alternativë

3. PD është drejt shpërbërjes. Kjo alibi tashmë ka rënë, sepse PD jo vetëm  është aty, por ka vullnetin dhe energjitë e demokratëve për të marrë vendime e për tu ringritur

4. Deputetët mund të kenë qëndrime edhe individuale, por nuk mund të dalin mbi vullnetin e shumicës së demokratëve. Forumet e PD janë rezultat i procesit të zgjedhjeve e ndërsa deputetët, për shkak të listave të mbyllura dhe mënyrën si janë përfshirë në listat fituese nuk kanë më shumë legjitimitet se asnjë forum i PD e më pak sesa Këshilli Kombëtar. Deputetët nuk mund të tradhtojnë logon dhe besimin e demokratëve dhe votuesve që i kanë zgjedhur për t'i përfaqësuar

5. Alibia se PD është e përçarë. Në fakt frymëzim për përçarjen e PD janë ish frjrtues të saj apo deputetë që reagimet e tyre i bëjnë vetëm për llogari personale e padyshim për interesa personale. Pjesëmarrja në Këshillin Kombëtar dëshmon qartë se demokratët janë të bashkuar dhe ata i bashkon logoja dhe trashëgimia historike e kësaj force politike

6. PD është peng. Në fakt me vendimin e sotëm të Keshillit Kombëtar u vërtetua e kundërta, se edhe deputet pertej pushtetit të  dhënë nga demokratët e të keqpërdorur prej tyre nuk mundet më ta mbajnë peng këtë forcë politike.

7. Proceset e PD janë fars. Kjo është një alibi tjetër që ra sot. Mbledhja e Keshillit Kombëtar me emra e mbiemra u bë në respektim të plotë të Statuti dhe në përputhje me vullnetin e demokratëve

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 21/06/2023 04:40

    Pompoheni sa te doni Pd-ën e Lulit, kane marre fund.Njesoj edhe krahu Sales,te degjeneruar complet.

    Përgjigju
  • saje: 20/06/2023 21:49

    Perkundrazi u konfirmuan te gjitha. P.D mori fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës