Një raund i ri bisedimesh midis Izraelit dhe Libanit ka filluar në Uashington.

Bisedimet vijnë pas tensioneve të fundit dhe ndërhyrjes së Presidentit amerikan Donald Trump, për të ndaluar përshkallëzimin e situatës nga IzraeliLiban.

Ndërkohë Wall Street Journal ka shkruar se Irani i ka bërë presion Trumpit që të "shpëtojë Hezbollahun".

“Duke kërcënuar me negociatat, regjimi i ka shtyrë Shtetet e Bashkuara t'ia lidhin duart Izraelit", shkruan media amerikane.

Wall Street Journal thekson se duke ndërhyrë tek Izraeli dhe Hezbollahu, Presidenti "ka zgjedhur të shmangë përshkallëzimin dhe të vazhdojë dialogun".

Nëse Trump "nuk dërgon një mesazh tjetër, do të jetë e vështirë të bindet regjimi që të respektojë një marrëveshje pavarësisht premtimeve të Teheranit".


Lajmi kryesor:

Lufta në Iran, Trump: Marrëveshja mund të arrihet gjatë javës së ardhshme! Acarohet me Netanyahun pas sulmeve në Liban: Je i çmendur, do të ishe në burg pa mua!