Për Edi Ramën ajo që po ndodh në Zvërnec është e provokuar edhe nga përtej kufijve, nga Greqia, që sipas kryeministrit i trembet zhvillimit turistik të kësaj zone që do të konkurronte ndjeshëm turizmin e tyre elitar, të ndarë nga vetëm pak kilometra det mes dy shteteve.
“Ju kanë mashtruar duke shfrytëzuar atdhetarinë, dhe ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet kësaj partie dhe mua prej ditës së parë. “Sulmet politike mbi projektin, nga forca të brendshme, ose urrejtjen ndaj shteteve të tjera ose forca të jashtme, nuk e duan këtë projekt. Kjo është konkurrencë. Ne kemi hyrë në një territor shumë të ndryshëm nga ai që kemi qenë. Ky, siç e ka ngritur vëmendjen globale ndaj Shqipërisë, do të ngrejë nivelin e saj”, tha Rama.
Për të forcuar argumentin e tij, se kjo është një përplasje interesash ekonomike dhe politike, shefi i mazhorancës, kujdeset të sjellë në vëmendjen interesin e shtuar në shtetin fqinj mbi një çështje kombëtare.
“Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë. Gazetat greke që janë mbushur sot me kauzën tuaj, ka dicka këtu që nuk shkon, apo u gjet tradhtari, i korruptuar shitësi I atdheut, dhe ai është kryeministri juaj”, theksoi Rama.
Jo vetëm angazhimi mediatik, Rama ngre pikëpyetje edhe për reagimin e shtetit grek përmes ministrisë së jashtme e cila në mesin e protestuesve në Zvërnec, zbuloi e shqetësuar një banor minoritar të plagosur. Rama tha se dhuna e ushtruar në protestën në Zvërnec, ishte dhunë nga një grup rojesh private dhe jo akt dhune shtetërore “siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet apo rrugët e Greqisë”.
“Për herë të parë dje dëgjova që paska popullsi homogjene greke. Këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, ndoshta ngaqë jam injorant. U mahnita nga deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Ishte një akt dhune, por jo akt dhune shtetërore, siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet e Greqisë. Siç ka ndodhur më parë edhe me shqiptarë në rrugët e Greqisë. Që të jetë një akt dhune nga një grup rojesh private dhe të ngrihet shteti në këmbë për të nënvizuar etninë e protestuesit, kjo është diçka që, sipas meje, nuk i shërben marrëdhënieve tona, të cilat janë përsëri në ditët e tyre më të mira”, tha Rama.
Jo vetëm shqetësimin e shtetasit grek, por ministria e jashtme greke në reagimin zyrtar u kujdes të theksonte rëndësinë e mbrojtjes së zonave të mbrojtura, në kontekstin e përafrimit me standardet europiane.
Projekti që pritet të zhvillohet në Zvërnec, parashikohet të jetë ndër më elitarët, në mënyrë që Shqipëria të mos shohë me zili fqinjët e saj.
“Kostanavarina pse ta shohim me zili Greqinë – Malin e Zi, etj, monumente kulture ishin, pse është bërë hotel, po Dubrovniku ca është, etj, duam të konkurrojmë me këta? Nëse duam të rrimë te turizmi i masës bukë me vete që sjellin mbetje më shumë se të ardhurave, turizmi i masës na është dashur së është turizmi o ambasadorëve, tani na duhet turizmi i klasit që të na sjellë më shumë para”, tha Rama.
Përveç ministrisë së Jashtme të Greqisë, një reagim ka ardhur dhe nga partia e drejtuar nga ish-kryeministri grek Alexis Tsipras, “Aleanca e Majtë Helene”, ku shprehet shqetësimi për protestën e ndodhur në Zvërnec ku mbeti i plagosur dhe një shtetas grek.
Rama i replikoi në rrjete sociale ku tha se partia e re e formuar nga Tsipras, kontribuoi në transformimin e një incidenti të izoluar në një çështje me rëndësi të gjerë politike ndërsa shton se kanë shpërfillur faktet dhe se janë bazuar në gjysmë të vërteta.
"Partia juaj e re ka kontribuar në transformimin e një incidenti krejtësisht të izoluar në një çështje me rëndësi më të gjerë politike, duke shpërfillur faktet e vërtetuara ndërsa thekson gjysmë të vërtetat, të cilat shpesh janë forma më mashtruese e gënjeshtrës - veçanërisht kur janë të mbushura me nuanca nacionaliste, duhet ta them! Incidenti i pafat dhe i keq në Zvërnec nuk ndodhi gjatë një proteste normale për të drejtat e pronës", i shkruan Rama.
Rama e pranon se në Zvërnec ka përplasje dhe pretendime mbi pronësinë, por kjo mosmarrëveshje thotë se zgjidhet vetëm në gjykatë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për investimin në Zvërnec të Vlorës nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development” dhe reagimin e mediave greke për këtë çështje, pas një deklarate të gazetarin Edmond Guri, i cili shprehet se 'në 35 vite nuk kishte parë kurrë një mobilizim kaq të gjerë' për këtë çështje, referuar mediave greke.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar video-deklaratën e gazetarit, Rama është shprehur se reagimet nga Greqia vijnë në një moment kur Shqipëria po synon majën e turizmit, me një projekt marramendës (referuar atij që po ndërtohet në Zvërnec) që sipas tij nuk e ka asnjë vend.
Sipas Ramës, mediat greke dhe faqet me miliona shikues në vendin fqinj, janë me ‘shqiponjat’ (referuar shqiptarëve protestues) për të shpëtuar atdheun tonë nga ardhja e hoteleve më prestigjiozë të botës.
Teksa ripërsëriti se projekti 4 miliardë euro i resortit që pritet të ndërtohet në Zvërnec financohet nga investitorë amerikanë dhe nga Katari, Rama shtoi se ky projekt do të ndikojë në rritjen e vlerës së pronës së çdo vlonjati.
Në mblyllje të reagimit të tij, Rama me ironi ftoi qytetarët që të protestojnë sot kundër këtij projekti, pasi sipas tij, mbulimin e tubimit e kanë të garantuar nga mediat greke.
Reagimi i Ramës:
“35 VJET S’E KAM PARË KURRË KËTË MOBILIZIM”
Eh vëllai im, po normal, sepse për herë të parë në 35 vite Shqipëria po synon Olimpin e turizmit me një projekt marramendës, që nuk e ka askush në këtë anë të botës
E tani që projektit po i afrohet dita e daljes në dritë, dolën shqiponjat të mbrojnë atdheun nga 4 miliardë Eurot investim të partnerëve amerikanë e katariotë
Dhe për herë të parë në 35 vjet, mediat greke dhe faqet me miliona ndjekës në Greqi, janë me shqiponjat për të shpëtuar atdheun tonë nga ardhja e hoteleve më prestigjiozë të botës, nga 10 mijë vende pune cilësore, nga rritja e prodhimit të përgjithshëm kombëtar me 4% deri në 2030, rritja e të ardhurave për frymë, rritja e pagave e pensioneve (si në Malin e Zi për shembull largqoftë), nga rritja e vlerës së pronës së çdo vlonjati e jo vetëm, nga zgjerimi i zinxhirit të vlerës për bujqit, peshkatarët, shoferët e me radhë të gjithë subjektet e lidhura me atë zinxhir, nga personazhet botërore të artit, sportit, modës, biznesit, që do vinin e do flinin, disa edhe do blinin edhe shtëpi në Vlorë…
Po lëri këto, po pse pak është shpëtimi i Shqipërisë nga rritja e mëtejshme e imazhit ndërkombëtar, e cila edhe kaq edhe u teprua shumë, se në sytë e botës Shqipëria duhet të jetë mafie, korrupsion, llum
Prandaj të gjithë shqiponjat në protestë sot, se mbulimin nga media greke e keni të garantuar, dy zogj me një gur dmth

Përveç ministrisë së Jashtme të Greqisë, një reagim ka ardhur dhe nga partia e drejtuar nga ish-kryeministri grek Alexis Tsipras, “Aleanca e Majtë Helene”, ku shprehet shqetësimi për protestën e ndodhur në Zvërnec ku mbeti i plagosur dhe një minoritar grek.
Reagimi i partisë greke “Aleanca e Majtë Helene”
Po ndjekim me shqetësim të madh incidentin që ndodhi në zonën e Zvërnecit, në Shqipëri, gjatë një proteste të banorëve për të drejtat e tyre pronësore, ku si pasojë mbeti i plagosur një shtetas grek.
Qeveria duhet të ndërmarrë masat e duhura të protestës dhe të theksojë se një parakusht për përparimin e rrugës europiane të Shqipërisë është respektimi i shtetit të së drejtës, si edhe i të drejtave pronësore dhe të drejtës së vetëpërcaktimit të Minoritetit Kombëtar Grek.
Këto janë kritere që përbëjnë edhe qëndrimin zyrtar të Bashkimit Europian, pasi ato u pasqyruan për herë të parë në mënyrë të qartë në Konkluzionet e Këshillit Europian të datës 18 qershor 2019, me insistimin e atëhershëm të kryeministrit grek, Alexis Tsipras.
Rama i replikoi në rrjete sociale ku tha se partia e re e formuar nga Tsipras, kontribuoi në transformimin e një incidenti të izoluar në një çështje me rëndësi të gjerë politike ndërsa shton se kanë shpërfillur faktet dhe se janë bazuar në gjysmë të vërteta.
Reagimi i Edi Ramës
Shpresoj të jesh në formë të shkëlqyer. Më fal që po të shqetësoj, por doja të ndaja habinë time se sa shpejt edhe partia juaj e re ka kontribuar në transformimin e një incidenti krejtësisht të izoluar në një çështje me rëndësi më të gjerë politike, duke shpërfillur faktet e vërtetuara ndërsa thekson gjysmë të vërtetat, të cilat shpesh janë forma më mashtruese e gënjeshtrës - veçanërisht kur janë të mbushura me nuanca nacionaliste, duhet ta them! Incidenti i pafat dhe i keq në Zvërnec nuk ndodhi gjatë një proteste normale për të drejtat e pronës. Ai ndodhi në një kontekst tensioni të shtuar të nxitur nga dezinformata të gjera, të shoqëruar nga përpjekje të përsëritura për të penguar aktivitetet e ligjshme të investitorëve privatë ndërkombëtarë me reputacion të lartë, të cilët operojnë në tokë private që e kanë fituar nga pronarë legjitimë që mbajnë tituj pronësie të vlefshëm, në përputhje të plotë me ligjin shqiptar.
Çdo dëmtim i çdo individi, shqiptar, grek apo jo, është i keqardhur. Rrethanat u sqaruan shpejt, duke çuar në arrestimin e personelit të sigurisë private përgjegjës, revokimin e licencës së operimit të kompanisë së tyre dhe shkarkimin e drejtorit të policisë së Vlorës. Çfarë më shumë do të prisje, Alexis, dhe çfarë masash shtesë do të kishe marrë si Kryeministër në këto rrethana? Kujtesa ime sugjeron që, nëse qëndrimet tona do të kishin ndryshuar, përgjigjja juaj ka të ngjarë të kishte qenë shumë më pak vendimtare. Por kjo nuk është çështja. Çështja është se nuk është as e drejtë dhe as e përgjegjshme të transformosh një incident të izoluar në provë të shkeljes së të drejtave të pakicave, të drejtave të pronës ose të sundimit të ligjit. Përkundrazi, të vepruarit kështu është e padrejtë, e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me vlerat evropiane që të dy pretendojmë se ndajmë.
Asnjë fushatë e ardhshme zgjedhore nuk mund ta justifikojë një sjellje të tillë, veçanërisht nga një parti e re që aspiron të përfaqësojë të majtën evropiane të shekullit të njëzet e një. Angazhimi i Shqipërisë ndaj sundimit të ligjit, mbrojtjes së pronës dhe të drejtave të pakicave kombëtare nuk është çështje komoditeti politik. Është një detyrim kushtetues, një angazhim evropian dhe një realitet i reflektuar në legjislacionin dhe institucionet tona.
Siç e kam theksuar në raste të mëparshme, përfshirë edhe kur iu përgjigja shqetësimeve tuaja në lidhje me rrugën evropiane të Shqipërisë në çështjet që përfshijnë grekët etnikë, pajtohem plotësisht se respekti për sundimin e ligjit është thelbësor. Pikërisht për këtë arsye, megjithatë, faktet duhet të përcaktohen nga institucionet dhe gjykatat kompetente, jo nga deklaratat politike të lëshuara nga një vend tjetër dhe të formësuara nga konsiderata politike të brendshme.
Pakica Kombëtare Greke në Shqipëri është një thesar që e vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Ai gëzon të drejta dhe mbrojtje që nuk janë as më shumë e as më pak se ato që gëzojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe unë punoj çdo ditë për t'i forcuar ato, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qeverinë greke. Kjo është arsyeja pse besoj se do të bini dakord që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbështeten më mirë në fakte sesa në supozime.dhe me respekt për sundimin e ligjit dhe institucionet e vendeve fqinje në vend të spekulimeve politike.
Duke ju uruar suksese në zgjedhjet e ardhshme, shpresoj sinqerisht që partia juaj e re do të tregojë se lëvizjet e reja politike nuk kanë nevojë të bien në të njëjtat modele të njohura të debatit publik, duke përfshirë tundimin për të mbledhur mbështetësit rreth flamurit përmes përfundimeve të nxituara rreth fqinjëve dhe institucioneve të tyre sovrane. Në fund të fundit, Evropa ka nevojë për më pak reflekse nga e kaluara dhe më shumë besim në fakte, institucione dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Gjithë të mirat miku im i vjetër.








