Ndërkohë për këtë rast ka reaguar Ministria e Zhvillimit Urban, e cila pretendon se subjekti që do të administronte bar-kafenë kishte nënshkruar një kontratë para një muaji me Ministrinë dhe se lokali nuk ishte hapur ende dhe as ofronte shërbime në ministri.

Sipas Ministrisë së Zhvillimit Urban nuk ka patur asnjë kundërshtim nga Drejtoria e Tatimeve.

Redaksia e shqiptarja.com nga ana e saj konfirmon se aktiviteti i këtij biznesi kishte filluar prej 10 ditësh dhe ai është bllokuar nga tatimet jo vetëm për munges kase por edhe për moslidhje kontratash për energjinë elektrike dhe ujin.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja)