Ish-deputeti i Lëvisjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu në një postim të tijin në rrjetin social facebook, thotë se emigrimi i të rinjve shqiptar për një jetesë më të mirë ka sjellë një problem të madh në Shqipëri. Ai shprehet se kur LSI të vijë në pushtet do të jetë me një plan për të rinjtë Shqiptar, fokusi kryesor i tyre do të jetë parandalimi i emigrimit të të rinjve shqiptar, që si pasojë gjatë viteve të fundit ka ritur plakjen e popullsisë dhe rënien e lindjeve në Shqipëri.

Fokusi kryesor i tyre do të jetë gjithashtu dhe tërheqja e investimeve të huaja të drejtpërdrejta të cilat do të nxisin teknologjinë e informacionit, të kombinuara me edukimin për brezin e ri duke i'u përgjigjur të gjitha nevojave të tyre.

"Emigrimi masiv i të rinjve, rënia e lindjeve, po kthehet një nga plagët më të mëdha. Opozita sot, mazhorancë nesër, ka si sfidë madhore të saj frenimin e ikjes së të rinjve. Fokusi do të jetë tërheqja e investimeve të huaja të drejtpërdrejta që nxisin teknologjinë e informacionit, të kombinuar me edukimin e brezit të ri për t’iu përgjigjur nevojave të tyre. Oferta për punë të mirëpaguara, kombinuar me një sistem arsimor efecient, do të ndalojë këtë eksod masiv që, nëse vazhdon, do të ketë pasoja të rënda për vendin. Krijimi i vendeve të punës, të zgjuara dhe të mirëpaguara, do të jetë në fokusin e politikave të qeverisë së ardhëshme."-shperhet Spahiu