Pas përfundimit të procesit të numërimit të votës së diasporës, Jorida Tabaku ka reaguar me një mesazh falënderues dhe reflektues në rrjetet sociale.
Deputetja demokrate ka shprehur mirënjohjen e saj për të gjithë ata që e mbështetën në këtë garë, ndërsa nuk e fsheh zhgënjimin për rezultatin final të partisë së saj.
Tabaku falënderon demokratët, bashkëpunëtorët dhe familjen, duke theksuar se rotacioni nuk u arrit dhe se sistemi prodhoi një garë të padrejtë.
“Falenderime pa fund për këdo që më votoi, që më mbështeti dhe që ishte me mua në këtë sfidë të radhës, e cila për të thënë të drejtën nuk ishte aspak e lehtë. Mirënjohje çdo demokrati që punoi, trokiti në çdo derë dhe më shoqëroi në çdo ecje e në takime që nisnin në agim dhe përfundonin në mbrëmje, duke bërë të mundur që sot të kem këtë mbështetje! U jam pafund mirënjohëse të gjithë demokratëve; anëtarëve, aktivistëve, komisionerëve, numëruesve, drejtuesve lokalë. Për lodhjen, sakrificën dhe forcën e besimit! Ju jeni Partia Demokratike! Së fundmi, falenderime nga zemra për familjen time; Saimirin dhe fëmijët, mamin, babin, Fisnikun dhe Lornën, si dhe familjen e madhe që ishte me mua deri në votën e fundit. Fatkeqësisht nuk arritëm dot të sjellim rotacionin politik aq të nevojshëm për Shqipërinë, pasi ky sistem prodhoi edhe një garë të brendshme shpeshherë të padrejtë. Por përgëzime për të gjithë, veçanërisht për kolegun Alimehmeti, me të cilin ndamë sprintin e fundit të kësaj gare, për fushatën dhe mbi të gjitha, për qytetarinë.” - shkruan Tabaku në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër në Partinë Demokratike, Tabaku ishte e vetmja që siguroi mandatin në listën e hapur, duke grumbulluar 20484 vota, ndërsa mjeku i njohur Ilir Alimehmeti 18055 vota.
H.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.6%
-
Keq
34.4%
-
Nuk e di
12%
Vota total: 700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyndje vizitorësh në Dajt pas borës, trafiku kilometrik vazhdon edhe në mbrëmje (PAMJE ME DRON)
11 Janar, 21:36
-
Kryekëshilltari mediatik i Berishës sulmon intelektualët që refuzuan tryezën e opozitës: Përveç Lubonjës, të tjerët janë alogjikë dhe prole të fjalës...
11 Janar, 19:38
-
Takimi me demokratët dje në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin
11 Janar, 19:30
-
25 kilometra trafik! PAMJE me DRON nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit
11 Janar, 18:17
-
3 ditë pas zjarrit, te ish uzina Dinamo ende tym, në vend të tregtarëve gërmadhat e dëmit kolosal! U privatizua në ‘95-n, sot 122 aksionerë, familja Hysa 75%
11 Janar, 15:19
-
Tiranë/ Mashtruan kambistin dhe i morën 40 mijë euro, 3 të arrestuar! Në kërkim dy të tjerë! Policia zbulon edhe një 'fole' droge në banesën e një prej autorëve (VIDEO)
11 Janar, 15:01
-
Salianji 'shuplakë' Berishës dje nga Korça, Mërtiri: Kreu i PD-së është i shqetësuar dhe i pafuqishëm! Po përpiqet të mbijetojë
11 Janar, 13:59
-
“Gjithnjë e më e rrallë të shohësh malin”, Braçe ndan pamje nga Tirana: E pakthyeshme, duhej menduar kur ndërtohej
11 Janar, 11:00
-
Pasi mbushi takimin në Korçë, portali i Berishës sulmon Salianjin: Është protestues i Ramës që e përdor kundër opozitës
11 Janar, 07:12
-
Salianji thumbon Berishën: PD mbledh sot 3 herë më pak njerëz para Kryeministrisë se shoqata e gjuetarëve të Korçës
10 Janar, 19:05
-
Pse opozita shpreson kur protestohet në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?
10 Janar, 18:32
-
Salianji mbush sallën në Korçë: Kush na i ka fajet që sheshet i kemi bosh? PD paradite mbron drejtësinë, pasdite e shan me 'libër shtëpie'
10 Janar, 17:46