Realiteti i ri politik!

Realiteti i ri politik!

1. Ka vetëm një Parti Demokratike. Institucionet e saj duhet të njoftojnë mediat vizive dhe të shkruara, të respektojnë realitetin e ri ligjor dhe institucional l si në emërtime  apo edhe në pasqyrimin e fushatës. PD duhet të ketë njerëz të zot në fushën e komunikimit me mediat, institucionet dhe qytetarët. Ajo ka forumet e saj dhe askush tjetër s'mund t'i tjetërsojë e duhet të marr fund historia e strukturave paralele;

2. Askush përveç atyre që e parashikon ligji dhe realiteti ligjor duhet të ndalohen me ligj në përdorimin apo tjetërsimin e logos së PD;

3. Kushdo ka të drejtë të bashkohet me kë të dojë dhe të marrë pjesë si të dojë në zgjedhje, por kandidatë të Partisë Demokratike janë vetëm ata që dalin nga lista e kësaj të fundit dhe kanë logon e saj;

4. Demokratët dhe shqiptarët kanë të drejtë të kenë alternativë  PD-në e kjo e fundit duhet të jetë në zgjedhje me të gjithë kandidaturat për kryebashkiak dhe me këshilltarë bashkiakësh;

5. Thirrjet për bashkim janë të panevojshme dhe po ashtu dëshmojnë ndjenja pasigurie. Demokratët e thjeshtë dhe ata që do të votojnë nuk kanë nevojë për thirrje Facebook, por kanë nevojë për lidership të fortë PD-së që ju jep shpresë e forcë si alternativë serioze për fitore. Të tjerët që kanë interes pushteti, sepse kandidojnë ose janë në nivele makro-politike nuk kanë nevojë për thirrje për bashkim, sepse i kanë bërë zgjedhjet e veta;

6. Nëse deri tani PD ishte as mish e as peshk, tani duhet të merret seriozisht me përzgjedhjen e kandidaturave në të gjitha bashkitë. Shqiptarët presin figura serioze e cilësore sidomos në Tiranë. Kandidatura e Tiranës duhet të jetë një figurë me profil të lartë, ndryshe se çfarë ka ofruar politika deri me sot.

7. Përfaqësuesit e PD e që duan të vazhdojnë rrugëtimin e tyre politik me këtë subjekt duhet t'u japin fund fshehjes nëpër kafenet apo në periferitë e Tiranës e duhet të kenë respekt e dinjitet për përfaqësimin e duhet të marrin pjesë aktivisht në jetën publike mediatike, por edhe takime serioze me simpatizantë, qytetarë e duhet të dalin në terren. Metoda e strucit duhet të marr fund për ta!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!