Realizohet prova e parë e testit me avion në aeroportin e Kukësit, Balluku: E suksesshme (VIDEO)

KUKËS- Ditën e sotme është testuar Aeroporti i Ri Ndërkombëtar i  Kukësit ku një avion ka bërë provat për pistën e re. E pranishme ka qenë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo sqaroi se avioni nuk do të ulej në pistë, por do të fluturonte shumë pranë tokës, procedurë kjo në kuadër të testimeve.

Fluturimi i parë në këtë aeroport është ndjekur nga afër nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga presidenti i kompanisë koncensionare, Besnik Bami dhe drejtori i Aeroportit të Kukësit, Altin Progonati.

“Jemi në aeroportin e Kukësit vetëm 1 muaj nga fillimi i operimeve, pra nga fluturimi i parë, ashtu siç e ka premtuar kryeministri Rama. Punët këtu me të vërtetë kanë pasur një ecuri shumë të shpejtë dhe jam e impresionuar nga ritmi i punimeve, por nga ana tjetër sot është një ditë e veçantë, pasi do të kemi një fluturim prove në aeroportin e Kukësit për të dizenjuar procedurën e ulje-ngritjeve”, është shprehur ministrja Balluku.

Avioni i provës ka fluturuar për rreth 20 minuta mbi zonën e aeroportit dhe ka kryer dy simulime të uljes në pistë. Avioni është ulur deri në atë pikë që mund të konfirmohej se procedura ishte e saktë, por pa prekur pistën për arsye sigurie.  Ministrja Balluku e ka vlerësuar të suksesshme provën e kryer, megjithëse era në momentin e fluturimit të avionit ka qenë e fortë:

"Patëm një test të suksesshëm, e rëndësishme kjo. Ditë e shënuar për ne dhe tani kemi hyrë në rrugën drejt fundit, pra drejt dorëzimit të aeroportit. Duhet thënë, që kemi pasur erë të fortë sot në Kukës gjatë gjithë kohës dhe praktikisht përveç testit që kemi bërë për uljen emergjente nga ana tjetër kemi parë edhe funksionimin e rrymave në këtë territor pra me një fluturim të vërtetë, jo thjesht nga studimet që kemi deri tani”, tha Balluku.

Më tej drejtori i aeroportit të Kukësit, Altin Progonati e ka informuar ministren me ecurinë e punimeve.

“Terminali është 80% i përfunduar dhe në pjesët e tjera punimet po ecin me ritëm të shpejtë. Deri në fund të muajit shpresojmë t’i kapim të gjitha afatet e duhura dhe të kemi rezultatin që presim”, u shpreh Progonati.

1614775133_avion.JPG

Prova e parë e testit me avion në aeroportin e Kukësit

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ToniCH: 03/03/2021 17:50

    Reklame para zgjelljeve

    Përgjigju
  • Kuksiani: 03/03/2021 17:38

    Eshte normale qe te testohet procedura e uljes ne nje aeroport te ri para se te hapet aeroporti. Kukesi si aeroport mes maleve ka nje vecori tjeter dhe si i tille keto teste jane domosdoshmeri. Testi konsiderohet i suksesshem pikerisht se faza e afrimit dhe ardhja e avionit pa probleme mbi piste tregon qe adrimi i avionit nuk perben problem.

    Përgjigju
  • Fshati: 03/03/2021 16:37

    Ne katunaret nuk i thome avion ketij, i themi kaçatorr, ky ulet edhe ne nje fushe bari.

    Përgjigju
    • Katunari: 03/03/2021 22:00

      Hahahahaha si avionat e escobarit qe uleshin kudo.

  • Testi: 03/03/2021 16:15

    Test i sukseshem me avion sperkatje

    Përgjigju
    • Askushi: 03/03/2021 19:50

      Ne fakt ke te drejte juve katunareve kesisoj avionash ju duhen. Per qytetaret do vijne te tjere mos u bej merak.

    • Emigrati: 03/03/2021 16:28

      Hahaha avion ashashit

    • Shaban: 03/03/2021 16:28

      Testin tjeter do e bejn me tank

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Beqarët mund të takojnë njerëz të rinj...çfarë thonë yjet për ju sot

Beqarët mund të takojnë njerëz të rinj...çfarë thonë yjet për ju sot