Realizon me sukses transplantin e veshkës, 54 vjeçari nga Hasi: Nuk e kam besuar që bëhej falas, është e vërtetë! Jam shumë i lumtur

Realizon me sukses transplantin e veshkës, 54 vjeçari nga Hasi: Nuk e kam besuar që bëhej falas, është e vërtetë! Jam shumë i lumtur

Ogerta Manastirliu dhe Agron Kraja

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pritur në zyrën e saj një qytetar 54-vjeçar nga Hasi, Agron Kraja, i cili ka kryer me sukses transplantin e veshkës falas. Nëpërmjet një postimi në facebook, Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për 54 vjeçarin.

“Agroni ka rreth 6 muaj që ka kryer proçedurën e transplantit të veshkës. Një ndërhyrje e cila kryhet falas nga shteti. Ka përfituar ashtu sikurse kanë përfituar përgjatë këtij viti 14 qytetarë. Gjithashtu përgjatë gjithë këtyre viteve që ne e mbështesim transplantin e veshkës si procedurë dhe e ofrojmë falas për qytetarët, janë 143 qytetarë të cilët kanë bërë transplantin e veshkës. Gjithashtu ne sigurojmë gjithë mbështetjen që edhe për ata të cilët, si Agroni e kanë bërë transplantin të gjitha analizat falas, gjithashtu edhe terapitë që duhen post-transplantit”, tha Manastirliu.

I emocionuar, Agron Kraja u shpreh se nuk e kishte besuar se transplanti kryhej falas.

“Ndjehem shumë mirë. Jam shumë i lumtur. Është e vërtetë kjo që thotë ministrja. Edhe unë nuk e kam besuar, por është e vërtetë, të gjitha këto bëhen falas. E përfiton. Është një punë shumë shumë e lehtë. Nuk e kam ditur që transplanti bëhej falas”, shprehet 54 vjeçari.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Me shumë kënaqësi prita sot Agronin nga fshati Vlahen i Hasit, i cili po i kthehet jetës normale falë transplantit të veshkave që ka kryer falas, me financim 100% nga shteti.

Bashkë me të shoqen, Dritën, heroinën e tij, Agroni po lë pas një herë e mirë kalvarin e vështirë të jetës së tij, me mirënjohjen për mjekët dhe për këtë mundësi jetike për kryerjen e transplantit falas.

Agroni është një prej 14 qytetarëve, që kanë përfituar paketën e transplantit falas gjatë këtij viti.  143 qytetarë e kanë përfituar këtë paketë, me rimbursim 100% nga shteti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?