Grupi i rebelëve të Jemenit sulmojnë depon e naftës në Arabinë Saudite! Rama: Krim i neveritshëm që ndikon në sigurinë globale, OKB të dënojnë organizatën terroriste

Një depo naftë është sulmuar në Arabinë Saudite, ndërsa pas sulmit qëndrojnë rebelët Houthi të Jemenit. Sulmi ndodhi në depon e naftës “Saudi Aramco” në Jeddah ku shpërthur një zjarr i madh dhe shtëllunga të zeza tymi mbuluan të gjithë qiellin.

Sipas Al Jazeera një varg sulmesh me dronë dhe raketa nga grupi Houthi i Jemenit i mbështetur nga Irani dhe një shtëllungë e madhe tymi të zi u pa që ngrihej në Jeddah. Sulmet erdhën pasi Arabia Saudite udhëhoqi një koalicion që luftonte me Houthis, të cilët pushtuan kryeqytetin e Jemenit, Sanaa në shtator të vitit 2014.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, që duke e cilësuar këtë si krim të neveritshëm, tha se ka synim që të cenojë sigurinë globale. Rama tha se POKB duket të reagojë dhe të dënojë këtë grup terrorist.

“Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla”, shkruan Rama.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paradoksi: 26/03/2022 00:24

    O Lideri Global,Magaloman Mega Hajdut ..,po t'ia marrësh Tokën ish Pronarëve Legjitim,e t'ja japësh PrestaNome=Gazrave si ne Dhërmi,nuk është krim?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë