TIRANE- Lufta për të ruajtur zonat e interesit në PD, duket se nuk do të mbyllen në një vullnet riformatimi të së djathtës. Tashmë shumë nga kandidaturat e mbështetura prej kryetarit aktual, kanë humbur votimin, ndërsa ata që njiheshin si mbështetës së linjës së vjetër, apo të ish-kandidatit për kryetar Sokol Olldashi kanë fituar gjithnjë e më shumë terren. Në zonat e mëdha Elbasani dhe Fieri shihen si surprizat që iu bënë Bashës. Kandidatët që ai mbështeste, Ilir Dervishi në Elbasan dhe Ervin Llakatura në Fier nuk arritën që të fitonin zgjedhjet.
LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO









