/ATSH-Z.Tosku/- Duke filluar nga data 1 prill, nis dhënia e recetave me rimbursim, për periudha deri në 2-mujore për pacientët kronikë të stabilizuar.
Kjo do të thotë se pacientët, sidomos pensionistët, do të kenë një lehtësim të ndjeshëm, pasi nuk do ta kenë të nevojshme paraqitjen pranë mjekut të familjes çdo muaj për barnat që marrin rregullisht me rimbursim, por një herë në dy muaj.
Sipas Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, gjatë një viti janë rimbursuar afro 4.6 milion receta dhe vetëm gjatë vitit të fundit, numri i tyre është rritur me 375 mijë krahasuar me vitin e kaluar.
Ky vendim, shkurton ndjeshëm kohën administrative të mjekut, duke i dhënë më shumë mundësi për kontrollin mjekësor bazë që ofrohet në qëndrat shëndetësore.
Ky vendim, shkurton ndjeshëm edhe kohën administrative të mjekut, i cili do të ketë më tepër mundësi edhe për kontrollin mjekësor bazë që ka filluar të ofrohet në qendrat shëndetësore me financim nga FSDKSH, një paketë shumë e rëndësishme kjo, drejt objektivit për mbulimin shëndetësor universal.
/Shqiptarja.com