Një artist i ri në treg, por jo në karrierë i është shtuar muzikës shqiptare duke sjellë këngën e tij më të re dedikuar Shqipërisë.

Redi Golemi, një zë mjaft interesant ka hedhur në treg këngën e tij më të re me titull “Shqipëri Autoktone”.

Një këngë ritmike e shoqëruar me një videoklip interesant.

redi golemi

Kjo këngët do të pasohet edhe nga disa të tjera të cilat Redi me sa duket i ka në përfundim e sipër.

Gjithashtu Redi ka qenë pjesëmarrës në shumë evenimente të muzikës së lehtë dhe asaj popullore, e së shpejti do të jetë në disa evenimente muzikore shqiptare mjaft të njohura.

“Shqipëri Autoktone” është hedhur para disa ditësh në treg dhe në YouTube dhe me sa duket ka pasur një ecuri të mirë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)