Në disa degë të PD referendumi për Berishën do të shtyhet deri në orën 19:00.

Degët që do të kenë shtyrje janë disa në Tiranë si dhe në qarqet e tjera, konkretisht në Vlorë e Fier për shkak të numrit të lartë të anëtarëve.

“Si pasojë e disa kërkesave që kanë ardhur pranë KOKOE-s nga disa degë të mëdha, sikurse është edhe dega 2 që voton këtu në seli, KOKOE ka marrë vendim që për këto degë të mëdha, të cilat, në të cilat ka fluks votimi dhe presin fluks që të vazhdojë edhe mbas orës 18:00, procesi të qëndrojë i hapur deri në orën 19:00 për këto degë të mëdha, në mënyrë që t'u jepet mundësia të gjithë demokratëve që të votojnë dhe të shprehin pëlqimin e tyre për procesin e rikonfirmimit të kryetarit të partisë. Është proces i cili është drejt përfundimit në disa degë të vogla, të cilat e kanë ezauruar procesin për shkak të kohëzgjatjes së tyre”, tha Ivi Kaso.

Sipas raportimeve, në Vlorë, nga 1600 anëtarë me të drejtë vote deri më tani kanë votuar mbi 630 persona. Në Selenicë vazhdon procesi pa ndërprerje. Në Fier, pjesëmarrja në votim është 31%.

Njoftimi vjen pak minuta para mbylljes së votimit.


Lajmi kryesor:

Referendum për kryetarin në PD/ Berisha voton për veten: Proces demokratik! Sulm Salianjit! Anëtarësia tkurret me 23 mijë anëtarë, shtyhet me 1 orë mbyllja e votimit