Skocezët do të rishkruajnë historinë e tyre me rastin e një referendumi për pavarësinë. Fitorja e "po"-së do të përkthehet në një pavarësi të plotë dhe të gjerë, ndërsa ajo e "jo"-së në një autonomi në zgjerim. Në çdo rast, zgjedhjet do të ndryshojnë në thellësi faqen e Britanisë së Madhe.
Referendumi premton hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet e jashtëzakonshme dhe shpesh luftarake mes vendit të skocezëve dhe fqinjëve në jug. Territori verior ka ndryshuar dhjetëra herë statusin në 1 400 vjet.
Ndonjëherë sovran, ndonjëherë vasal, ai është që prej tre shekujsh i përfshirë në rezolutat e Aktit të Bashkimit (Act of Union) të vitit 1707.
Sondazhet e fundit tregojnë për një avantazh prej katër pikësh të refuzimit të pavarësisë dhe qëndrimit me Britaninë e Madhe. Sipas sondazhit të Institutit ICM për "Scotsman" rreth 45 për qind e të pyeturve mbështesin qëndrimin me Britaninë e Madhe dhe 41 për qind ndarjen.
Fitorja e "po"-së do të përbënte një triumf personal për Alex Salmond. Por kryeministri i Skocisë, gjysmëautonom, amator i pandreqshëm i kuajve, theksoi se do të fitonte plotësisht ose pjesërisht bastin, kushdo që të ishte rezultati i referendumit që do të zhvillohet sot.
Ekonomisti 59-vjeçar ka ditur të zgjojë entuziazmin e skocezëve. Që prej 20 vjetësh, vetëm një e treta prej tyre ndajnë ëndrrën për një vend të ri mes 20 më të pasurve në botë.
Në një komunikatë, Salmond u shpreh se ky do të jetë "vendimi më i rëndësishëm në historinë e 300 viteve të fundit të vendit".
Për këtë arsye, është e domosdoshme, që debati për pavarësinë ose jo të jetë gjithëpërfshirës dhe të arrijë standartet më të larta të ndershmërisë dhe transparencës. Rreth 8,3 për qind e popullsisë britanike do të vendosë për fatin në tërësi duke përfshirë anglezët, qytetarët e Uellsit dhe irlandezoveriorët duke shkaktuar një tërmet 600 kilometra më në jug, në pallatin Westminster.
"Pjesa më e madhe e juristëve mbështesin idenë se Britania e Madhe e ndarë nga Skocia do të ishte shteti pasues që do të vazhdonte të ishte anëtar i Bashkimit Evropian, i NATO-s dhe do të ruante vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së edhe pse i duhet të ndryshojë emrin dhe flamurin", thekson gazetari dhe shkrimtari, Peter Riddell.
"Por këto janë pak a shumë vetëm pasiguri", thekson ai.
Pasiguria është vendosja e kontureve të shtetit të ardhshëm që kërkon t'i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Shpallja e pavarësisë do të ndodhë më 24 mars 2016. Ajo do të paraprihet nga negociatat. Londra ka refuzuar fillimisht t'i lejojë Edimburgut përdorimin e stërlinës. Mbetet gjithashtu për të vendosur mbi ndarjen e arit të zi në Detin e Veriut, borxhit dhe mbi kontrollin e kufijve.
Bëhet fjalë, thekson Cameron, për një divorc të dhimbshëm dhe jo për një ndarje miqësore.
"Do të ishte një tragjedi nëse Britania e Madhe copëtohet", deklaroi ai në një intervistë të publikuar nga e përditshmja "The Times".
Fati politik i kryeministrit britanik, i cili synon për një mandat të dytë në muajin maj 2015, është larg për të qenë i sigurtë.
Në rast fitoreje të "po"-së, tre mundësi ofrohen për Cameronin, sipas analistëve. Dorëheqja, një votëbesim ose zgjedhje të parakohshme./ (Nga Denis Hiault ) ATSH
/Shqiptarja.com