Synimi është ngritja e një strukture e cila do të bëjë të mundur kontrollin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët do të jenë të detyruar të justifikojnë çdo burim të të ardhurave të tyre, si dhe pronat që disponojnë. Aktualisht ligji ka mangësi të theksuara aq sa institucioni përkatës, ILDKP, s’ka qenë në gjendje të ndjekë në mënyrë periodike deklarimin e pasurive të gjyqtarëve të cilat shumëfishohen pavarësisht rrogave modeste në gjyqësorin shqiptar.
