TIRANE- Projek-drafti copëton në disa drejtime institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila nëse do miratohet reforma, do të humbë Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas draftit të ri, kjo prokurori nuk do ekzistojë, ndërkohë që Krimi i Organizuar dhe Trafiku i drogës do i kalojë prokurorive të rretheve. Por pyetja që shtrohet në këtë rast është: A është në gjendje një prokuror i pavarur në rrethe të luftojë ligjërisht një grup kriminal në Durrës, Vlorë apo Fier?