TIRANE- Reforma në Arsim ka qenë tema në fokus të bisedës në studion e “A1 Report”. E ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, ministrja Lindita Nikolla tha se ato universitete që nuk plotesojnë standardet dhe nuk përmbushin kriteret e licencimit do të mbyllen, ndërsa ato universitete që paraqesin dobësi në kritere që mund të përmirësohen do t'u jepet kohë.
Ministrja Nikolla është ndalur edhe tek procesi i Maturës Shtetërore, duke u shprehur se atyre maturantëve që nuk patën mundësi të kalojnë fazën e parë, të mund të përmbyllin procesin me provimet e vjeshtës, por duke ndjekur mësime shtesë në shkolla falas, nga mësuesit e lëndës. Sipas ministres po shihet edhe mundësia që këta nxënës të përfshihen në shkollat profesionale, për t’u specializuar në profesione të caktuara.
Ku konsiston reforma në arsim?
Kemi një komision ekspertize të pavarur, gjithëpërfshirës. Një proces i tillë zhvillohet për herë të parë në këtë vend. Kjo reformë nuk cenon të drejtën e çdo të riu shqiptar për të ndjekur studimet, por vendos kritere të qarta, qoftë për financimin e universiteteve, për kërkimin shkencor, apo edhe për nevojat e tjera të tyre. Parashikohet edhe një mbështetje më e madhe për autonominë e universiteteve. Nëse standardet tona i përshtaten atyre evropiane, të cilët po përpiqemi t’i arrijmë. Ne jemi në një proces verifikimi të kritereve të licencimit. Edhe në arsimin e lartë publik kemi një situatë ku degë apo filiale ende reflektojnë probleme. Po presim raportin përfundimtar për të hartuar programin. Ai rankim i universiteteve që ka qenë, një agjenci britanike, falë edhe kësaj pune që ministria e Arsimit ka bërë në këto 300 ditë të qeverisjes, kanë shprehur vullnetin, gatishmërinë për t’u bërë pjesë e punës për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë.
Çdo të ndodhë me universitetet që nuk përmbushin kriteret?
Universitetet që nuk përmbushin kriteret, flasim për ato standarde që mund të rregullohen, do t’u japim kohë të përmirësojnë standardet. Ndërsa ato universitete që nuk plotësojnë kriteret do të mbyllen. Do mbyllen ato universitete që nuk plotesojnë kushtet e licencimit. Ne kemi rënë dakord që arsimi i lartë është një shërbim publik.
Si do ndërhyjë shteti për të gjetur drejtuesit e duhur në universitet?
Reforma në të cilën ne po punojmë kërkon një proces përzgjedhës, ku edhe stafi akademik dhe studentët të kenë peshën e tyre në zgjedhjen e drejtuesve të universiteteve. Përfshirja e studentëve do të bëhet në një mënyrë të re, ku do të marrin pjesë edhe në takime të ndryshme. Ne do të mundësojmë edhe falë një komunikimi të ri që kemi ngjizur me stafet akademike, për të mundësuar një komunikim të ri edhe me vetë pjesën strukturore të universiteteve. Krahas rektorëve do të ketë edhe një bord administrimi, administratorë. Janë para publike që shkojnë për një autonomi financiare të këtyre universiteteve, të jetë autonomi funksionale, dhe fondet të shkojnë për nevojat e universiteteve. Ndërsa rektorët do të merren me standardet, me cilësinë e mësimdhënies, me kërkimin shkencor. Me reformën në arsim do të punojnë vetëm në një universitet me kohë të plotë.
A do t’i rritet paga?
Paga do të rritet, nuk ka lidhje pagesa e studentëve me këtë politikë. Do të ketë një vlerë të re të diplomës. Nuk është detyre e Komisionit për të bërë llogaritje të faturës së reformës, por e ministrisë së Arsimit. Institucioni ynë po punon për këtë pjesë. Fatura financiare do të jetë transparente dhe konform gjithë standardeve me të cilët operon bota e përparuar.
Sa i takon Maturës Shtetërore?
Janë rreth 15 mijë maturantë, 33 %, që nuk ia dolën në fazën e parë. Në Maturën e këtij viti ka pasur pamundësi për të kopjuar, aty ku shteti ka dështuar në provimet e maturave në vitet e kaluara. Pas mbarimit të Maturës Shtetërore në në gjithë vendin u përfshimë në një nismë promovimi të maturantëve më të mirë, për të nxitur edhe nxënësit e tjerë për rezultate të larta. Ka dhjetëra maturantë që kanë kërkuar rishikim të tezave të tyre, dhe ne në këtë drejtim po punojmë. Realisht edhe për këta maturantë që nuk ia dolën herën e parë ne kemi hartuar një program ndihme për ta, në shkollat gjatë periudhës deri sa ligji parashikon dhënien e provimeve të vjeshtës, të mësohet nga mësuesit e tyre falas.
Çfarë do të ndryshojë në mënyrë imediate?
Ne Maturën Shtetërore e përdorim për të garantuar një standard dhe instrument i mirë për të parë shkollë për shkollë se si po avancon mësimdhënia.
Ç’po ndodh me dixhitalizimin e arsimit?
Tashmë nxënësit dhe të rinjtë janë shumë të afruar me zhvillimet teknologjike. Por inovacioni dhe teknologjia i ndihmon jo vetëm nxënësit, por edhe prinderit, të jenë të informuar për ato që ndodhin me fëmijët e tyre. 3.5 euro është një kredi austriake, që na ndihmon në realizimin e këtij projekti. Që këtë shtator do të fillojmë me 30 gjimnaze, për të mundësuar krijimin e klasave dixhitale.
Çështja e altertekstit është diskutuar dhe ka ngjallur debate mes botës akademike. Çfarë do të ndodhë?
Ne dhamë sinjale që këtë vit se ka pasur probleme me altertekstin. Që në këtë shtator, edhe pse nuk mund të ndërhysh në mes të një procesi, të heqësh tekste dhe të futësh tekste të tjera, por jemi në mes të një dialogimi me të gjithë aktorët, për tekstet dhe gabimet që ato vërenin gjatë procesit të mësimdhënies. Që këtë vit mënjanuam 120 tekste problematike, nga katalogu i teksteve. Do të kemi një ligj të ri për tekstet shkollore. Do të unifikojmë edhe tekstet me Kosovën.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO