Brezi i ri i drejtësisë së re që do të dalë nga reforma e thellë kushtetuese do të duhet të kalojë konkursin e 10 tetorit për të filluar studimet në shkollën e Magjistraturës.

25 magjistratë do të dalin nga konkursi që kryhet sot ku konkurojnë 156 kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm nga shkolla e magjistraturës.

Numri i të pranuarve është relativisht më i lartë se vitet e mëparshme për shkak të përcaktimit në ligj dhe pritshmërisë për vende të lira në sistemin e drejtësisë si pasojë e largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Konkursi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, shumica e pjesmarrësve studente. 156 kandidatët janë student te cilët kanë mbaruar juridikun. 

(d.b/Shqiptarja.com)