Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika

Sali Berisha dhe Edi Rama janë dy faktorët që kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi. Kështu shprehet Rezart Kthupi nga ‘Djathtas 1912’ në Report Tv, teksa shton se qëllimi i tyre është i përbashkët për të penguar punën e SPAK. Sipas Kthupit, Rama kërkon ta minojë drejtësinë përmes komisionit anitkorrupsion.

S’mund të kesh marrëdhënie normale me ndërkombëtarët, kur keni qëndrime të kundërta në raport me atë që është krijesa më e rëndësishme e ndërkombëtarëve. Mbështesin SPAK, thonë që është e pakthyeshme. Dy faktorë ke që duan ta minojnë, ai që e quan organizatë kriminel, dhe kryeministri që do ta minojë me komisionin Xhafa. Qëllimi është i përbashkët. Rama ka nisur një retorikë që reforma në drejtësi është produkt i PS.

Në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga, Kthupi thotë se nuk ka gjithëpërfshirje në komision, pasi që në gjenezë PS përjashtoi opozitën që nga hartimi i rezolutës antikorrupsion, deri të pr.vendimi për ngritjen e komisionit.

Ky komisioni pretendon se ka bërë nja 700 faqe. BE është e qartë. PS bëri një rezolutë të njëanshme, pasi ta bëjmë bashkë të bëhej edhe pr.vendimi për ngritjen e Komisionit. Nuk funksionon kështu gjithëpërfshirja.

Ndërkohë, avokati Përparim Çaça thotë se SPAK është në rrezik nga politika, pasi kjo e fundit nuk ishte mësuar që të përballej me drejtësinë. 

"Që SPAK është në rrezik permanent nga politika në përgjithësi është e padiskutueshme. Kjo klasë politike ka qenë mësuar që s’ka pasur këtë lloj problematike", tha Çaça. 

Sot, kryeministri Rama i ka dhë përgjigje të gjitha akuzave se po tentohet një komplot kundër SPAK përmes komisionit “Xhafaj”. Rama tha se Reforma në Drejtësi është produkt i vullnetit të hekurt të PS dhe çdo ndërhyrje në funksion të integrimit në BE do të bëhej vetëm me bekimin e partnerëve ndërkombëtarë. 

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 22:28
    ‘Rama i interesuar të ndërhyjë në SPAK’, Toska në ‘Repolitix’: 4 eksponentë të lartë do preken nga drejtësia

    Gazetari Almer Toska i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv komentoi deklaratat e kryeministrit Rama për reformën në drejtësi. Toska thotë se Rama është më i interesuari që të ndërhyjë në SPAk, pasi ai nuk do t’i shpëtojë prekjes nga drejtësia.

    Po ashtu, gazetari paralajmëron se 4 eksponentë të lartë do të preken nga SPAK, si nga PD, por edhe nga PS.

    "Të dy aleatët e Shqipërisë janë të shqetësuar me mënyrën se si po i qaset qeveria më mënyrë dhe retorikën për ta kapur SPAK. Qeveria është e interesuar të ndërhyrje në SPAK, se personi i radhës që mund të preket nga reforma në drejtësi është Rama. Rama gjen çdo lloj rrugëdalje që drejtësia në fund të mos shkojë tek ai. Rama tashmë është duke luajtur me nervat e amerikanëve dhe europianëve. Noc rrokun tha kanë bërë ata, sot tha se do ishte e pamundur të bëhej pa ndërkombëtarët. Ai njeri do të shpallet non grata nëse vazhdon me këtë linjë. Janë katër eksponentë të lartë që do preken tani", tha Toska në Report Tv. 

    SI.E./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      10 Dhjetor, 10:15

      Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



    ×

    Lajmi i fundit

    U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

    U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time