Reforma në Drejtësi, ministrja Gjonaj takohet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane

Reforma në Drejtësi, ministrja Gjonaj takohet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane

Ministrja Etilda Gjonaj takim me zyrtarë amerikanë

Përgjatë vizitës në Washington DC, ministrja u prit në disa takime nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo u prit në Departamentin e Drejtësisë nga z. Bruce C. Swartz, Zv. Asistenti i Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshilltar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Nga DASH ministrja zhvilloi takime me z. David Kostelancik, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në  Departamentin e Shtetit dhe z. Jorgan K. Andrews, Zv. Asistent i Sekretarit të Shtetit në Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit.

Në këto takime shumë të rëndësishme me përfaqësuesit e intitucioneve më të larta të Shteteve të Bashkuara u diskutua gjerësisht mbi reformën në Drejtësi, sfidat dhe rritjen e mbështetjes të asistencës teknike të SHBA-së për konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe hapat që duhen ndjekur për suksesin e kësaj reforme. 

Ministrja Gjonaj falenderoi për mbështetjen e madhe që SHBA i ka dhënë Shqipërisë për reformën në Drejtësi nëpërmjet Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, OPDAT-it dhe IMO-s.

Gjonaj garantoi vullnetin e plotë dhe të patundur të qeverisë shqiptare për zbatimin e saj, jo vetëm si prioriteti i agjendes së vendit në kuadër të integrimit në BE, por edhe si prioritet i qëndrueshëm i qeverisë.

Ministrja Gjonaj u shpreh se pas plotësimit të kuadrit ligjor, garantimit infrastrukturor-buxhetor, ngritjen e intitucioneve të reja dhe plotësimin e vakancave në sistemin e ri të drejtësisë janë dhënë rezultatet e para të kësaj reforme, dhe tashmë Shqipëria ndodhet në një moment kyç të konsolidimit të saj.

Për këtë arsye Gjonaj u kërkoi partnerëve amerikanë vijimësinë dhe rritjen e asistencës teknike për të forcuar kapacitetet dhe rezultatet e kësaj reforme.

Z. Bruce C. Swartz i garantoi Ministres Gjonaj se Departamenti i Drejtësisë ka qenë dhe do të vijojë të jetë mbështetës i reformës në Drejtësi dhe u shpreh i gatshëm për rritjen e asistencës teknike për suksesin e plotë të kësaj reforme.

Ai u shpreh besimplotë për vijueshmërinë e partneritetit dhe bashkëpunimit shumë të mirë me qeverinë shqiptare për ecurinë e reformës në Drejtësi.

Z. Swartz vlerësoi vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të çuar përpara rezultatet e reformave të ndërmarra, dhe shprehu vlerësimet dhe mbështetjen e tij.

Gjithashtu në takimet e zhvilluara me zyrtarët e Departamentit të Shtetit, Z. David Kostelancik dhe Z. Jorgan K. Andrews, Ministres Gjonaj iu garantua vijueshmëria e mbështetjes për reformën në Drejtësi.

Ata gjithashtu përcollën vlerësimet e tyre më të larta për rezultatet e deritanishme nga ana e Shqipërisë në këto procese të rëndësishme të jetësimit të reformës në Drejtësi.

Vëmendje e veçantë në takimet e zhvilluara iu dedikua edhe përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së shtetit shqiptar në Sesionin e Posaçëm të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së për luftën kundër korrupsionit, ku Ministrja Gjonaj paraqiti ecurinë e reformave edhe si Koordinatore Kombëtare Kundër Korrupsionit.

Zyrtarët amerikanë vunë theksin mbi rëndësinë dhe ecurinë e reformave të ndërmarra nga Shqipëria në luftën ndaj korrupsionit, si dhe shprehën vullnetin e tyre për të rritur bashkëpunimin në këtë sfidë të përbashkët pasi antikorrupsioni është tashmë edhe një nga prioritetet e SHBA-së në vijim të deklaratës së Presidentit Joe Bieden.

Gjatë takimeve u diskutua edhe mbi reformën penitenciare, rritjen e bashkëpunimit për forcimin e kapaciteteve në burgje, forcimin e bashkëpunimit për të luftuar krimin e organizuar duke shkëmbyer edhe eksperiencat në lidhje me sfida të përbashkëta si pastrimi i parave apo konfiskimi i pasurisë së krijuar nga veprime kriminale.

Gjithashtu zyrtarët amerikanë vlerësuan miratimin nga Kuvendi të marrëveshjes së ekstradimit me SHBA-në, duke u shprehur se hyrja në fuqi e saj do të jetë një mekanizëm që do të shërbejë në luftën ndaj krimit transnacional.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni