Reforma territoriale, Çupi: Mazhoranca do i thërrasë logjikës dhe do ua kthejë bashkitë qytetarëve

Dhurata Çupi, bashkëkryetare në komisionin për Reformën Territoriale Administrative, thotë se qëllimi i Partisë Demokratike është që entet publike të ishin sa më pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre. Duke e cilësuar reformën e vitit 2014 si regresive, Çupi tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, se mazhoranca tashmë do t’i thërrasë logjikës dhe do t’ua kthejë bashkitë qytetarëve.

‘Është një reformë regresive. Kemi bashki të dështuara. Qëllimi jonë është se entet publike të janë pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre. Ka qenë një interesim i madh i qytetarëve për t’i çuar bashkitë sa më pranë qytetarëve. Ne nuk kemi pasur qasje që të jenë rurale, por të jenë më të përmbledhura dhe në shërbim për qytetarët. T’ju ofrohet dhe t’u shërbehet qytetarëve. Mendoj se mazhoranca do i thërrasë logjikës dhe do konsultohen me atë që grupet e interesit është për t’ua kthyer bashkitë qytetarëve shqiptarë. Kjo për t’u dhënë më të mirën. Të hënën ne do paraqesim materialin zyrtar.’- u shpreh Çupi.

E pyetur nëse do të bëhen bashkë me PD-n e Berishës, Çupi u shpreh se ato janë ftuar gjithmonë dhe se kanë një raport të njëjtë.

‘Grupi tjetër i PD-së është ftuar në çdo dalje, duke qenë se raporti është i njëjtë me atë që ne kemi dërguar. Besoj se kemi një material dhe nuk besoj se do të ketë ndryshime.’- u shpreh Çupi.

Sa i takon ndërtimeve pa leje, Çupi tha se asgjë nuk e justifikon paligjshmërinë dhe se sado që qeveria ta marrë, është një godinë pa leje dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

‘Nëse godina është ndërtuar pa leje, asgjë nuk e justifikon një ndërtim pa leje, sado që ta marrë qeveria, por mbron një godinë pa leje. Janë paguar inspektorë për të mbrojtur territorin. Kemi mijëra qytetarë, njerëz të thjeshtë që janë në burg sot, vuajnë dënimet.  Këto janë gjëra të tmerrshme në një vend demokratik ku vetëm qeveria e Edi Ramës mund t’i justifikojë.’- u shpreh Çupi.

Opozita dhe Mazhoranca deri në këtë pikë të diskutimeve kanë dalë me qëndrime të ndryshme sa i përket hartës së re territoriale. Të parët kërkojnë shtim të numrit të Bashkive, ndërsa nga ana tjetër kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se i qëndrojnë ndarjes aktuale, për 61 bashki dhe 12 qarqe. Sakaq demokratët e Berishës kërkojnë shtimin e 34 bashkive, e ndërsa grupimi Alibeaj në draftin e tyre të reformës territoriale, propozuan hartë të re me 92 bashki dhe 6 rajone. Nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.

 

Intervista e plotë 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?