Parlamenti duhet të votojë më së largu me 15 korrik ndarjen e re administrativo-territoriale, por duket se objektivi është pothuajse i paarritshëm.
Mbetja mbrapa me kohën shkaktoi debate në komisionin e posaçëm pasi përfaqësuesit e opozitës thanë se puna po ecën me ritme të ngadalta!
“Nuk kemi kohe qe për 20 dite te zbatojmë ato qe kemi miratuar vete me herët”, tha Luçiano Boçi.
Por mazhoranca nuk ishte e të njëjtit mendim. Bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku u shpreh se afatet janë vënë në bazë të ligjit, e për këtë arsye ato duhet të zbatohen.
“Hesht dhe dëgjo sepse fole sa deshe, vendimi i cili krijon komisionin është një ligj qe ka ca data e ca gjera”, tha Mazniku.
Mazniku la të hapur edhe mundësinë që Kuvendi të ndërhyjë në afatet e komisionit.
“Deri me datën 15 ne duhet ti dorëzojmë Kuvendit nje raport, kuvendi mund te na shtyje afatin”, tha Mazniku.
Ndërkohë kryetarët e Bashkive që ishin ftuar për tu pyetur në Komision kërkuan mbështetje financiare si dhe shtim të burimeve njerëzore.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale u shoqërua me debate mes demokratëve dhe socialistëve. Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai ka debatuar me demokratin Luçiano Boçi, teksa ka ndërhyrë edhe kolegia e tij Ina Zhupa.
Erion Isai: Unë jam ai që them nuk i ka mirëmbajtur mirë rrugët rurale, unë jam ai që po them po, për Shqipërinë po flasim, 2013 përpara, 2013 pas, s’kshte asnjë arsye pse të kishte ndryshim cilësor në qeverisje. Edhe meqënëse thatë për protestën, zonja Zhupa, po, protestoheshe dhe vriteshe, protestoheshe-nuk vritesh. Është ndryshim i madh cilësor.
Luçiano Boçi: Pjesa e protestës, që kjo protesta është e bukur, Është e bukur e e bëjnë ata që e protestojnë, në ndryshim nga ajo protesta që the ti, që vijnë aty dhe pastaj vriten. Sepse kur vjen për të vrarë, ndoshta ndoshta ndodh, ti e di si janë ato ngjarje, kështu që mos merr përsipër të bësh prokurorin dhe gjykatësin.
Erion Isai: I vetmi problem është që në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi.
Luçiano Boçi: Lëri tashi
Erion Isai: Si vriteshin, kam qenë student i Akademisë së Arteve, kam qenë pjesë në protestë.
Luçiano Boçi: Ina Zhupa: Zoti Isai ishe sot në SPAK ti?
Erion Isai: Unë jam kurioz, jo jo, ju kur jeni për të duartrokitur tek dera e SPAK. Ju kur duartrokisni? Isha dhe do të shkoj sa herë të jetë e nevojshme. Ti sheh SPAK me dy lupa, një herë në protestë dhe një herë me dy lupa, një herë në protestë, një herë që thua mua.
Luçiano Boçi: Na e përcakto edhe nga kjo ana e ballafaqimit natyror, që ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni, tek shpendët dhe te kafshët.
Erion Isai: Tek njerëzit që e pranojnë drejtësinë.
Një diskutim është zhvilluar në Komisionin Territoriale mes demokrates Ina Zhupa dhe kryebashkiakut të Gramshit, Beison Ajazi, i cili ishte ftuar në dëgjesë. Ky i fundit i ndërpreu fjalën Zhupës kur ajo filloi të fliste për protestën.
“Të nderuar kolegë, nuk kam ndërmend as t’ju kërkoj çfarë do flas, as t’ju pëlqej për atë që po flas. Ju mund të prisni. Mungesa e durimit reflektohet në atë sheshin të mbushur me qytetarë. Keni një pushtet vendor që sot nuk ka zë. Vetë po t’i pyesësh, ata të thonë që nuk e kanë idenë se çfarë planesh kanë mbi bashkinë e tyre. Po ti do vendosësh se ca është procedura… rri aty, mbaj vendin si i ftuar”, u shpreh Zhupa.
Në debat është përfshirë dhe një prej kryetarëve të Komisionit, Arbian Mazniku, i cili i ka kujtuar demokrates së Ajazi ka më shumë vota nga populli se ajo.
“Mos i thuaj asnjë të zgjedhuri nga qytetarët ‘rri e mbaj vendin’. Ai atje ka marrë më shumë vota sa ty”, tha Mazniku.
Komente










