Reforma territoriale-Grupet e punës në prefektura përgatiten për zbatimin

/ATSH/-Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, prezantuan sot dokumentin i politikave për zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të mirëmbajtjes së rrugëve rajonale dhe lokale
Gjatë kètij aktiviteti me aktorët dhe grupet e interesit, u ndanë materialit që do të shërbejnë si një pikë fillestare në të ardhmen për të krijuar sistemin efektiv, në nivel qendror dhe lokal, të mirëmbajtjes së rrugëve.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi u shpreh se "ky model i ri dhe mjaft i vlefshëm duhet zbatuar për të përmirësuar shërbimin e mirëmbajtjen e rrugëve rajonale dhe lokale, në bazë të modelit të ri administrativ dhe territorial".
Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, theksoi se "Ky propozim konkret fokusuar në mirëmbajtjen e rrugëve, është një material i vlefshëm me terma më të gjerë, gjithëpërfshirës dhe strategjik".
Dokumenti i Politikave, Rrugët Rajonale dhe Lokale: Mbështetje për Zhvillimin e Sistemit të Qëndrueshëm të Mirëmbajtjes së Rrugëve parashtron një analizë kritike të situatës aktuale në lidhje me çështjen e mirëmbajtes së rrugëve lokale, implikimeve të reformës administrative-territoriale në këtë çështje si dhe eksplorimit të mënyrave të ndryshme për t'u zbatuar në mirëmbjatjen e rrugëve.
Gjetjet dhe rekomandimet e nxjera nga studimi i realizuar do të diskutohen me aktorët në të gjitha nivelet, qendror, rajonal dhe lokal, për të orientuar krijimin e një sistemi efektiv që garanton mirëmbajtjen e rrugëve. Ky studim do të shërbejë për përgatitjen e udhëzimeve konkrete për bashkitë e reja dhe do të jetë pjesë e politikave të reja të decentralizimit.  Programi financohet nga Banka Europiane e Investimeve dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Grupet e punës në prefektura përgatiten për zbatimin e reformës territoriale
Grupet e punës të reformës territoriale, të cilët përfaqësojnë 12 prefekturat e vendit, u mblodhën në një trajnim dy ditor për procesin e konsolidimit administrativ dhe financiar të 61 bashkive të reja.
Rreth 36 punonjës të prefekturave, të cilët janë në përbërje të këtyre grupeve, u informuan mbi hapat e mëtejshëm të zbatimit të reformës territoriale dhe u prezantuan me manualin që do të përbëjë bazën për shkrirjen e njësive vendore në bashkitë e reja që do të marrin formë pas zgjedhjeve vendore më 21 qershor.
Trajnimi u fokusua në sfidat, qasjen dhe rekomandimet për procesin e zbatimit të reformës territoriale sa i përket konsolidimit financiar dhe ristrukturimit organizativ.
Qëllimi i trajnimit ishte përgatitja e stafit lokal për t'ju përgjigjur sfidave që mund të hasen gjatë procesit të konsolidimit të bashkive të reja dhe për të mbështetur strukturat zbatuese të reformës territoriale.
Trajnimi u drejtua nga përfaqësues të kompanisë KPMG, e cila në bashkëpunim me projektin STAR, ka realizuar manualin bazë për shkrirjen e njësive vendore sipas hartës së re administrativo-territoriale, bazuar në eksperiencën e projektit pilot që u zbatua në Pogradec dhe Urë Vajgurore..
Grupet e punës nga 12 prefekturat përbëhen nga ekspertë ligjorë, financiar dhe të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (IT).
Trajnimi u realizua me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore dhe projektit për reformën territoriale (STAR), financuar nga UNDP, qeveria e Italisë, Zvicrës, Shteteve të Bashkuara dhe Suedisë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave