Reforma territoriale- Meta: Çdo kontribut i opozitës, i mirëpritur deri në minutën e fundit
TIRANË, 30 Korrik/ATSH/.- Një ditë para seancës plenare të Kuvendit, ku pritet miratimi i disa çështjeve të rëndësishme, mes tyre i reformës territoriale, kryeparlamentari Ilir Meta, tha se çdo kontribut i opozitës do te jete i mirepritur deri ne minutën e fundit. Kryetari i Kuvendit theksoi se për të gjitha aktet që janë vënë në […]
Një ditë para seancës plenare të Kuvendit, ku pritet miratimi i disa çështjeve të rëndësishme, mes tyre i reformës territoriale, kryeparlamentari Ilir Meta, tha se çdo kontribut i opozitës do te jete i mirepritur deri ne minutën e fundit.
Kryetari i Kuvendit theksoi se për të gjitha aktet që janë vënë në rendin e ditës së seancës së nesërme është kryer një proces i gjerë konsultimi me aktorët dhe faktorët që kanë dashur të kontribuojnë dhe të japin mendime për projektet e deritanishme, përfshirë dhe ligjin për KLD-në.
"Natyrisht gjithëpërfshirja vazhdon të mbetet një parim mjaft i rëndësishëm dhe tepër i domosdoshëm, por është e rëndësishme që askush të mos vetëpërjashtohet nga procese të tilla të rëndësishme dhe shpresojmë që opozita të marrë pjesë dhe të kontribuojë, pavarësisht se këto ftesa për një kohë të gjatë janë adresuar ndaj saj. Çdo përfshirje dhe kontribut i shtuar është i mirëpritur", u shpreh Meta në një prononcim për gazetarët.
I pyetur për kritikat që po i bëhen reformës territoriale, ndërsa nesër pritet votimi i saj në parlament, kryetari i Kuvendit vlerësoi kontributin e komisionit të posaçëm, i cili 'ka treguar mjaft fleksiblitet në punën e tij'.
"Ne propozuam pesë variante të ndryshme. Ndërkohë, është kryer një proces i gjerë konsultimi dhe do të ishte shumë mirë që opozita të kishte marrë pjesë që në fillim në këtë proces, ku ajo është kërkuar me insistim për të dhënë kontributin e saj. Por, duhet të kuptojmë dhe një gjë se gjithmonë do të ketë pakënaqësi sa i takon rindarjes së re administrative, pasi duke kaluar nga një sistem mjaft i fryrë me gati 400 njësi vendore, në një rindarje më efikase do të theksoja sigurisht që ka gjithmonë vend për kritika, por çdo përmirësim që mund të ndodhë është i mirëpritur dhe çdo kontribut i opozitës po ashtu, deri në minutën e fundit është i mirëpritur", nënvizoi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6849
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pranë vullkanit Etna, guximtarët bëjnë ski afër llavës
19 Shkurt, 17:14
-
Vendimi i KAS-it për vijimin në Parlament të procedurës për ‘Paketën e Maleve’, Ministria e Ekonomisë: Konfirmoi se nuk bie ndesh me legjislacionin!
19 Shkurt, 17:13
-
Nisin karnavalet, kaos në Venecia nga mbipopullimi me turistë
19 Shkurt, 17:12
-
Shqetësimet për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale 'DeepSeek'
19 Shkurt, 17:03
-
Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'
19 Shkurt, 16:58
-
Ferrari zbulon makinën ‘SF-25’, drejtuesit: Makinë 99% ndryshe nga të sezonit të kaluar! Sezoni ri i Formula 1 do të nisë më 14 mars në Australi
19 Shkurt, 16:54
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
Oreksi i tepërt, ja faktorët që nxisin më shumë urinë
19 Shkurt, 16:35
-
Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO kalon për gjykim kimistin kolumbian të organizatës! Samir Rosales Rodriguez ende në kërkim
19 Shkurt, 16:32
-
'MIRA', Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
19 Shkurt, 16:25
-
Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!
19 Shkurt, 16:14
-
Rrëfehet drejtuesja e shoqatës, Boriçi: U shokuam kur e dëgjuam, Anila ishte 2 ditë më parë këtu dhe nuk shfaqi shqetësime! E përkushtuar ndaj punës
19 Shkurt, 16:05