TIRANË- "Nuk është momenti për protesta kombëtare derisa sa të zgjidhet kriza politike". Kjo ka qenë direktiva që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka dhënë 61 kryetarëve të degëve në rrethe në mbledhjen e sotme të zhvilluar për më se një orë në selinë blu.
Bëhet e ditur se kryedemokrati ka njoftuar se aksioni opozitar do të shtyhet për një moment të dytë, pa caktuar datë dhe formë, pasi me prioritet për ta është zgjidhja e krizës dhe procesi i integrimit Europian. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ky vendim është marrë edhe në dakordësi me LSI-në, në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë "kokë më kokë" Basha-Kryemadhi në selinë blu.
"Ndërkohë për aksionin politik, që përfshin edhe protestat, është vendosur që format dhe afatet të përcaktohen në një moment të dyte për të shmangur shfokusimin nga çështjet kryesore që janë aktualisht në vëmendje: fazën finale të zgjidhjes së krizës politike dhe procesi i integrimit europian", mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje.
PD-ja e sheh zgjidhjen e krizës politike vetëm me realizimin e zgjedhjeve të parakohshme, parlamentare dhe lokale njëkohësisht, me qeveri tranzitore dhe për këtë ka urdhëruar Kolegjin e Kryetarëve që të bëhen gati dhe të dalin në terren sikur zgjedhjet të zhvillohen nesër.
"Pranë Partisë Demokratike do të ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe që do të shtrihen në mënyre piramidale në të gjithë vendin. Puna do të përqendrohet në planin e ofrimit te zgjidhjes për qytetarët, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale te qeverise, bashkimi i faktorëve dhe aktoreve me potencial njerëzor dhe elektoral pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral", mësohet të ketë thënë Basha.
Ndërkohë, gjithashtu bëhet e ditur, se në mbledhjen e sotme Basha ka plotësuar dy nga pikat kryesore të platformës së aleatëve: Afrimin e të larguarve nga PD-ja dhe së fundit edhe hapjen e partisë ndaj personave me integritet profesional dhe moral. Lidhur me pikën e parë, zhvillimi i fundit ka qenë takimi Basha-Selami në selinë blu këtë të shtunë.
"Puna do të përqendrohet në planin e ofrimit të zgjidhjes për qytetarët, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale të qeverisë, bashkimi i faktorëve dhe aktoreve me potencial njerëzor dhe elektoral pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral", tha Basha.
Ndërkohë, ditën e nesërme, në orën 11:00, do të zbresin në selinë blu një mbledhje të përbashkët me kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar.
Po kur te zhgjidhet kriza per cfar do protestoni? Kta akoma mendojn qe shqiptart han bar!
PërgjigjuJU TE PD JENI SI NJE XHAKETE E VJETER E KTHYER MBRAPSH,,,,E MBUSHUR ME KRIME E VJEDHJE,,,AMERIKA JUA FUTI KEMBET NE NJE KEPUCE JUVE DHE LSI,,,IKNI SHPORRUNI DHE JU SI MALOKET E JUAJ NE EMIGRACION...NUK E MERITONI TE QENDRONI NE SHQIPERI....
PërgjigjuShhhh te presim ca do bejne Ristani e "antagonistet" e tjere idealiste dhe avantgarde...
PërgjigjuPinoku i vogjel,ka filluar te mendoj per pipullin...hahaha...dordoleci i Rames!
Përgjigju