Reforma Zgjedhore/ Hajdari: Riformatim të axhendës së komisionit! PS-ja të mos flasë pas dyerve me PD-LSI-në, kusht sistemi (VIDEO)

TIRANE-Ambasada gjermane në bashkëpunim me shoqërinë civile organizuan sot një tryezë për të diskutuar në lidhje me propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe reformën në tërësi. Nga shumica, bashkë-kryetari i reformës zgjedhore Damian Gjiknuri nuk ishte i pranishëm, ndërsa nga opozita e re ishin Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni. Në përfundim të tryezës, Hajdari theksoi se në mbledhjen e djeshme të komisionit nuk ishte pasi sapo ishte kthyer nga Amerika dhe nuk ishte në gjendje, por shtoi se në ditët në vijim do të organizohet një tjetër mbledhje e komisionit që pritet që të ngjallë shumë debat. Hajdari kërkoi që të ketë një riformatim të axhendës së komisionit të reformës zgjedhore që të gjitha kërkesat dhe draftet të ecin në mënyrë paralele, pra duke kushtëzuar cdo pikë me ndryshimin e sistemit. Kryetarja e grupit demokrat i trembet një marrëveshje të fshehtë mes PS-PD dhe LSI-së, kur tha se në momente krize gjithmonë janë ulur dhe i kanë bërë ndryshimet sikur kanë dashur. Sistemi që ajo propozon është ai i listave të hapura.  

"Në fakt ishte një ditë shumë e gjatë, sapo jam kthyer nga Amerika dhe nuk isha në gjendje të shkoja në atë tryezë. Pas kthimit nga SHBA ku u diskutua edhe reforma zgjedhore, pasi kishte një vend të vecantë si do të ecim përpara. Unë prezantova edhe kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit për të ecur në mënyrë paralele. Në këtë tryezë ishte shoqëria civile që e bëri këtë propozim për një sistem zgjedhor të përshtatshëm. Nuk do të doja që ky propozim të vinte vetë nga deputetë. Shoqëria civile propozoi si mund të ndryshonte sistemi. Do të bëjmë një kalendar që do të ketë në shqyrtim ndryshimin e sistemit. Jemi duke përfshirë edhe shoqërinë civile për t'i parë këto drafte dhe në të njëjtën kohë është edhe një proces tjetër që ka të bëjë edhe me partitë jashtë parlamentit. Do ketë propozime për ndryshimin e sistemit edhe nga partitë jashtë parlamentit.

Listat e hapura për mua janë të domosdoshme. Nëse jemi ne para kushteve ku kemi një inciativë apo ndritje të një sistemi apo forume si 'Nisma Thurje' si marrin firma në qytete të ndryshme për ndryshimin e sistemit. Ne kërkojmë që shumica të bashkëpunojë me ne. Ne duam që shumica të mos mbyllet pas dyerve dhe të flasë me PD-së dhe LSI-në që të bëjnë një marrëveshje të fshehta. Këto janë gjëra që qarkullojnë. Në cdo lloj krize ata janë ulur, kanë biseduar, kanë bërë ndryshimet e tyre që u kanë rënë përshtat dhe qytetarët janë braktisur. Ne kërkojmë që bashkë me shumicën, PD-LSI-në dhe shoqërinë civile të kemi një produkt dinjitoz. Mbledhja e radhës së komisionit do të jetë këtë javë, do të kemi një riformatim të axhendës për të ecur në mënyrë paralele për të gjitha kërkesat. Shoqëria Civile do të depozitojë një kërkesë për ndryshimin e sistemit. Do të shikojmë mundësinë si të përfshijmë partitë jashtë parlamentit" tha ajo.

I të njëjtit mendim ishte edhe Ralf Gjoni që kërkoi miratimin e një kalendari të qartë të punës së komisionit me fokus të veçantë ndryshimin e sistemit dhe për këtë ai tha se do të kushtëzojë votën. "Ka ardhur koha ora e së vërtetës. Ne kemi bërë përpjekjet maksimale për të hapur debatin e madhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe në favor të një sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura. Këtë objekt PS-ja po e injoron. Kemi pritur dhe shtrirë dorën ndaj të gjitha partive. Asnjë parti nuk ka asnjë propozim për ndryshimin e sistemit, flasin por nuk bëjnë. Ka ardhur koha të jemi më konkret. Nuk besojmë në bojkot, prandaj jemi në parlament. Ka ardhur koha të sqarojmë procedurat e komisionit, nuk mund të vijnë drafte të parapërgatitura dhe nuk jemi mbushës për fasadë. Duhet të fillojnë diskutimet. Atë që vendos politika, ta qepin ekspertët në një draft. Nuk ka draft, por një propozim, edhe ne kemi tonat. Sot në jemi këtu për të mbështetur edhe propozimet e Shoqërisë Civile. Politika duhet të dëgjojë më tepër politikën. Ky komision të marrë në konsideratë propozimet e shoqërisë civile, ndryshe po bëjmë shoë sikur bën Rama mbi gërmadhat e tërmetit. Dje nuk bojkotuam, por nuk morëm pjesë, pasi po bëjmë kalendarin e qartë të punës.

Kjo e sotmja nuk është tryeza jonë, por e shoqërisë civile, mazhoranca po bojkoton ambasadën gjermane dhe shoqërinë civile dhe ekspertët që kanë ardhur nga Oxfordi. Ka ardhur koha të ndryshojmë sistemin, ndryshe shqiptarët do të vijojnë që të largohen. Prania jonë në parlament dhe komision ka qenë e kushtëzuar me sistemin zgjedhor. Prania ime është e kushtëzuar me seriozitetin e atij komisioni, na duhet një kalendar i qartë, debat dhe transparencë për ndryshimin e sistemit, ndryshe nuk do të kthehemi në karrige-mbushës. Nuk jam dakord me riformatimin e KQZ-së, ekspertët të hartojnë disa drafte që të diskutojmë" përfundoi Gjoni. Deri tani janë publikuar nga komisioni disa drafte për cështje të caktuara të reformës zgjedhore, por akord nuk ka pasur, pasi opozita në Kuvend kushtëzon votën me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kryeministri Rama deklaroi disa muaj më parë se brenda këtij viti do të kalohen në reformën zgjedhore rekomandimet e OSBE-ja, ndërsa më pas në fazën e dytë vitin e ardhshëm pikat e tjera që kërkojnë më shumë debat dhe kohë. Por miratimi i këtë vit duket i pamundur. Ndërkohë që opozita ka krijuar një komision paralel.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën