Reformat sociale në kohën e Mbretit Zog (1936): javë pune 48 orëshe, 12 ditë pushim vjetor, sigurime shoqërore të detyrueshme, gjykatë arbitrazhi…

Reformat sociale në kohën e Mbretit Zog (1936): javë pune 48 orëshe, 12 ditë pushim vjetor, sigurime shoqërore të detyrueshme, gjykatë arbitrazhi…

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të hënën e 19 tetorit 1936, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ligjet e reja sociale që do të hynin në fuqi në mbretërinë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëri

Legjislacioni i ri social

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Zyra e shtypit shqiptar në Paris njofton se qeveria shqiptare ka udhëzuar Këshillin e Shtetit të Tiranës, president i të cilit është Z. Mehdi Frashëri, kryeministri aktual, të përgatisë ligje të reja sociale për mbretërinë.

Ja disa prej tyre :

Javë 48-orëshe për punëtorët, kontrata të punës të paraqitura në Dhomën e Tregtisë, pushim javor, pushim vjetor prej dymbëdhjetë ditësh, sigurime shoqërore të detyrueshme, gjykatë arbitrazhi e përbërë nga përfaqësuesit e punëdhënësve dhe të punëtorëve për të zgjidhur mosmarrëveshjet e punës nëpërmjet zgjedhjes së një presidenti, etj.

Lajmi për këto reforma sociale u mësua me gëzim në të gjithë vendin.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komardare e cpuar: 04/02/2020 10:35

    Ik ore trap me keto artikuj hajdutesh dhe tradhetare si dukesh paguhesh mire per keto budallalleqe se asnjerit nuk i intereson

    Përgjigju
  • redi: 04/02/2020 10:22

    Merita e Zofyt per ngritjen e shtetit shqiptar eshte e pamohueshme megjithe tw keqijat qe i solli vendit me vine.Pwr reformat ekonomike sociale nuk eshte merite e Zogut ,por e prifesor Koco Kosta qe u be kryeminister dhe sic thojne i vuri kusht Zogut qe pervec minustruse se brwndeshme dhe te mbrojrhes te mos fuste hindet ne qeveri.Dhe Zogu e pranoi kushtin e Koco Kostes .

    Përgjigju
  • Aqif Kopertoni: 04/02/2020 08:12

    O Aurenc, ngele duke i bere reklame tradhtarëve.Edhe pak dhe do dali artikulli :Sa burre i mire Hamzai,nuk tradhëtoi Skenderbeun po ngateroj derren kur po vinte ne banjo dhe i hapi rrugen pa dashje Turkut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Njihuni me banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’

Njihuni me banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’