Reformimi i arsimit të lartë, shtyhet
aprovimi, gati drafti 2 i ndryshimeve
Miratimi i ligjit të ri për Arsimin e Lartë do të shtyhet. Ku fakt është pohuar nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar se do të shkelen afatet që qeveria i kishte vendosur vetës për vetë faktin se është një nga ligjet që ka ngjallur debate dhe ajo që do të miratohet duhet të jetë më e mira dhe e zbatueshmja. Komisioni pritet të dalë me draftin e dytë të ndryshimeve.
TIRANE- Miratimi i ligjit të ri për Arsimin e Lartë do të shtyhet. Ku fakt është pohuar nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar se do të shkelen afatet që qeveria i kishte vendosur vetës për vetë faktin se është një nga ligjet që ka ngjallur debate dhe ajo që do të miratohet duhet të jetë më e mira dhe e zbatueshmja. Ndërkohë që komisioni për reformimin e Arsimit të Lartë, pas qëndrimit kundër dhe propozimeve të universiteteve publike dhe private në të gjithë vendin pritet të dalë me një draft të dytë.
Për kryeministrin Rama ligji i ri që do të hartohet duhet të jetë gjithëpërfshirës. “Kur erdha, shkëmbyem disa fjalë me rektorin e Universitetit, lidhur me ligjin për Arsimin e Lartë. Po bëjmë një punë si asnjëherë tjetër, për të përfshirë të gjithë në proces, për të përfshirë përfaqësuesit e atij që sot e gjithë ditën njihet si arsimi shtetëror, përfaqësues të atij që njihet si arsimi privat, ekspertë vendas e të huaj, profesorë shqiptarë që punojnë në universitete prestigjioze në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Pikërisht, sepse duam që ligji i ri për Arsimin e Lartë të jetë jo vetëm një tekst modernizues, po të jetë baza e një procesi modernizimi dhe gjithëpërfshirës”, tha kryeministri Rama në fjalën e tij.
Edhe pse ishte menduar që ky projektligj të kalonte në muajin qershor në Parlament, kryeministri Edi Rama tha se do t’i jepet më shumë kohë ekspertëve të komisionit. “E pamë të udhës t’i japim vetes më shumë kohë sepse drafti ka ngjallur shumë interes dhe ka ende shumë kontribute që mund të merren. Kështu që verën do ta shfrytëzojmë për të formësuar një ligj që nuk do të jetë thjesht një tekst i zbatueshëm nga ata të cilët ai ligj bëhet, njerëzit e sistemit”, deklaroi Rama.
Ndërkohë vetëm një ditë më parë Senati i Universitetit të Tiranës, përmes një deklarate ka mbështetur kryerjen e një reforme të plotë në strukturë, kurrikul dhe financim, por ka kërkuar që në themel të ligjit të ri të arsimit të lartë të jenë propozimet e raportit të shoqatës evropiane të ligjit për arsimin e lartë dhe drafti i dytë të diskutohet sërish me grupet e interesit, para se të kalojë në Parlament.
Senati ka kërkuar që të ruhet autonomia e universiteteve në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Drafti për reformën në Arsimin e Lartë edhe pse ka pasur kontestime nga shumë pedagogë pritet t’i japë një tjetër dimension universiteteve shqiptare. Në themel të saj, sipas ekspertëve që po e hartojnë, është autonomia në vendimmarrje, por edhe në financim.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12