POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Refuzimi i Cakajt/ Rama: E sulmojnë se është i pastër, s’mund të akuzohet për asgjë. S’ka predikuar ndryshim kufijsh në Ballkan

Në fjalën e tij para diplomatëve, kryeministri Edi Rama tha se ministri i propozuar për të pasuar Ditmir Bushatin, Gent Cakaj, por sulmohet sepse është i pastër. Rama tha se Gent Cakaj u zgjodh për ministër sepse është shqiptar europian.

Më vjen keq që i ardhuri ynë nga Prishtina e ka nisur rrugëtimin e tij si ministër në pazakonshmëri. Paragjykimet, balta dhe mllefi i injorantëve kanë bërë që të gjykohet pa e hapur ende gojën. E kanë sulmuar dhe shkelur dinjitetin e tij sepse është i pastër dhe nuk i përket llumit tonë të vjetër. Sepse nuk mund të akuzohet për asgjë. Sepse është shumë i pastër, se si kosovar nuk mund të bëhet ministër. Unë nuk kam zgjedhur Gent Cakën, as si kosovar, as si i ri, por si një shqiptar europian. Fillimisht ia nisi si këshilltar dhe më pas si zv.ministër. Ai kurrë nuk ka shprehur asgjë që bie ndesh me politikën tonë të jashtme. Kush e thotë ose është keqdashës ose është keqlexues. S’ka predikuar kurrë ndryshime kufijsh në Ballkan e as ka ndërhyrë në një çështje si ajo e Kosovës dhe Serbisë. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk. Nuk di si mund tua përkthej këtë fjalën maskarallëk

Edi Rama, kryeministër

/r.k.
Komento

Komente

  • Visit Albania: 10/01/2019 23:20

    ..ver nje perde me sfond kombetar,si Reklame te mbare per Shqiperine..,apo ndonje Jeraldike_shenje..te para-Ilireve

    Përgjigju
  • Konjak: 10/01/2019 19:29

    Z Rama.Derdhet nje lum te ter mllefesh e perbuzie,per ata qe sipas teje,kan sulmuar yllin e karvanit,-vetem e vetem se eshte me i miri ne gjith kazan.Jeni plotesisht i pa besushem.Do benit mir te beni ate pune qe ju kan besuar shqipetaret.

    Përgjigju