Refuzimi i vizës nga SHBA për Dakon/ Basha: Një lajm i mirë dhe i keq njëkohësisht, ja pse

Refuzimi i vizës nga SHBA për Dakon/ Basha: Një lajm i mirë dhe i keq njëkohësisht, ja pse

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar si një lajm të mirë refuzimin e vizës nga SHBA të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Sipas tij, ky është një lajm i mirë, pasi jo vetëm është i korruptuar, por edhe pjesë të krimit të organizuar, teksa thekon se ka dhe një "lajm të keq" në këtë histori. Basha shprehet se pavarësisht këtij vendimi të SHBA, që shërben si një konfirmim ta akuzave të PD-së, lajm i keq është se ai nuk ka dalë akoma para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni.

"Është lajm i mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.” Është lajm i keq që Vangjush Dako nuk ka dalë akoma para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni. Vangjush Dako nuk është vetëm një politikan i korruptuar. Ai është pjesë e krimit te organizuar, në bashkëpunim me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Si shpërblim, Vamgjush Dako i dorëzoi krimit të organizuar kontrollin ekonomik dhe politik të Bashkisë së Durrësit. Është lajm i keq që Vangjush Dako ka si mburojë paprekshmërie nga drejtësia kryeministrin e vendit, Edi Rama. Veprat e mëdha të korrupsionit janë bërë nën mbrojtjen, me dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës. Është Edi Rama ai që e mbron Vangjush Dakon apo siç e quajnë miqtë e tij, bankomatin personal të parave të pista të Edi Ramës. Përpara ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama zgjodhi gjithmonë Dakon, edhe kur gazeta gjermane BILD tregoi bashkëpunimin direkt me krimin e organizuar për të blerë zgjedhjet në 2017. Edi Rama i mbron kriminelët e tij, brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk e mban dot pushtetin pa krimin.

Në fund, ai nuk nguroi që të akuzonte kryeministrin Edi Rama si fajtor kryesor duke theksuar se largimi i tij është i domosdoshëm.

Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët vjedh çdo ditë shqiptarët", shprehet Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • INJORANT ANTIKAPAK rexhep leka [ kepi ]: 30/07/2019 21:57

    O lyl o dyrdyl po babai jot kryekriminel salheu nuk quhet. Po petrit kak vasili që ti je në koalicjon po ai quhet o derdimen që je bo më keq se ver llapa o lyl tapa.

    Përgjigju
  • Liu: 30/07/2019 20:06

    Pse nuk shkon ne Amerike ati yt shpirtrore Sali krimi o pederast, qe del e leh si zagare. Dako č'far ka kerkuar njat ka gjetur,se e ka per byth t vet, prit, prit dhe ty shpejt kane per ta ndaluar udhtimin per ç'far ke bo me vjedhjet e rruges se kombit qe akoma nuk ka mbaruar,me vrasjet ne mes te Tiranes me shitjen e detit e shum zudhume te tjera qe ke bo ti me partine fashiste PDne,duro duro se po te vjen dita edhe ty.

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/07/2019 19:33

    O gomer ti do arrestohesh , edhe ate shumë shpejt !!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë