Regjisori feston 80-vjetorin e lindjes, Pëllumb Kulla: Në jetë kam qenë njeri me fat! (VIDEO)

Institucioni i mirënjohjes, si rrallëherë bëri bashkë në datëlindjen e 80-të të Pëllumb Kullës, familjarët, kolegët edhe miqtë e një jete në sallën e vogël të ArTubinës. Udhëtimi i tij jetësor nga Zëmblaku i Korçës, në guroret e Vlorës, tek takimi me Enver Hoxhën, i cili do t’i plotësonte dëshirën, duke i dhënë të drejtën për studime e më tej në skenën e Fierit. Por, edhe shumë surpriza plot humor do të vinin ëmbël te publiku, që kishte ardhur kësaj here të duartrokiste njeriun e penës, regjisorin e njohur të shumë realizimeve kinematografike edhe teatrore në këtë spektakël me regji të Petrit Rukës, që u prezantua nga Leonard Bombaj dhe këngëtarja Marsela Çibukaj. Të parët, që kishin ardhur së largu për të, ishin artistët e Fierit, me të cilët për 18 vite radhazi do të kryesonin me humorin e hollë të Kullës.

Aktori Luftar Paja shprehet se Kulla bëri një revolucion në estradën e Fierit, që rrezatoi në shkallë kombëtare.

“Ne që ishim amatorë edhe u bëmë profesionistë, mësuam se kush ishte Dritëro Agolli, Shefqet Musaraj etj. Me punën e tij, gjenerali ynë solli risi jo vetëm për estradën e Fierit, por për tërë estradën kombëtare”, shprehet Paja.

Edhe regjisori Petrit Ruka mendon se duhet analizuar thellë, se me çfarë talenti, mundimi edhe pasioni, ky njeri si autor tekstesh edhe regjisori arriti që ta zhvendos nga Tirana qendrën e humorit, duke bërë selinë e humorit shqiptar Fierin.

Për kontributin e tij në art, për kontributin e tij në diplomacinë shqiptare, kurrsesi Pëllumb Kulla, në këtë 80-vjetor të lindjes, nuk harron të jetë mirënjohës.

“Nuk e mendoja se do të merrja kaq emocione, edhe më duhej që të mbushja tetëdhjetëvjet që të arrija këto. Është një prag jete i rrallë, që unë duhet të kthej sytë pas edhe të kujtojë, se gjithë kjo jetë ka qenë një përpjekje, por nuk është vetëm merita ime. Unë kam qenë njeri me fat, duke nisur që nga Xhuljeta, ime shoqe, që më ka ndihmuar për familjen, e më pas kam qenë me fat, që kam ecur në disa stacione, që kam gjetur njerëz të mirë”.
Në këtë festë Pëllumb Kullës, përpos bashkëshortes së tij, aktores Xhuljeta Kulla, për herë të parë pas 25 vitesh iu bashkuan edhe dy djemtë edhe vajza në Tiranë, me të cilët jetojnë në Amerikë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën