29.52 % e popullsisë së Maqedonisë së Veriut është shqiptare. Kjo shifër është së bashku me rezidentet në Maqedoni dhe diasporën, ndërsa brenda vendit 24.3 % e popullsisë është shqiptare.

Gjatë publikimit të rezultateve e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e veriut popullata është 2.197 319 persona, ndërsa rezidentë janë 1.836 713 persona. 

Ndërkohë që popullsia që ka emigruar është 260 606, ku 24.45% janë maqedonas dhe 66.36 % janë shqiptarë dhe 4.79 % janë turq. 

Nga numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente të regjistruar: 58,44% e qytetarëve janë deklaruar si maqedonas, 24,3% si shqiptarë, 3,86% si turq, 2,53 si romë, 0,94% si vlleh dhe 0,87% si boshnjakë.

Ndërsa numri total i popullsisë rezident dhe diasporën është 2.1 milionë: 54,21% janë maqedonas, 29,52 për qind janë shqiptarë, 3, 98 si turq, 2.34 si romë, 1,18 për qind si serbë, 0,87 si boshnjak dhe 0,44 si vlleh.