Rehabilitohet blloku i banimit në Rr. 'Mersim Jakupi', Veliaj: Do rritet ndjeshëm vlera e pronës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rehabilitimin e bllokut të banimit që kufizohet nga rrugët “Mersim Jakupi”, “17 nëntori”, “Gjergj Mehmeti”, “Spartak Deliu”, “Besnik Hidri”, “Princ Vidi”, dhe“Nikolla Ivanaj”, në Njësinë 11. Kryebashkiaku Veliaj tha se ky investim do i rrisë ndjeshëm vlerën pronës. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë, edhe gjatë verës, punën për të transformuar lagjet e kryeqytetit, si në qendër, ashtu edhe në periferi.  

"Premtimi që kemi bërë është se pavarësisht nëse jemi në ish Bllok apo në periferi, do të punojmë me të njëjtin standard. E gjithë zona këtu, zona e Treshit, e Kodër- Kamzës, kanë qenë zona që janë zhvilluar ndër vite, sidomos në vitet ’90, kryesisht me ato mjetet rrethanore, sakrificat e familjeve që kanë kursyer gjithë lekët e emigracionit për t’u transferuar në Tiranë. Këtu do të shtohet vlera e pronës. Një pronë me gropa septike, pa ndriçim, pa kanalizim e pa hyrje për zjarrfikës apo ambulancë është një pronë pa vlerë. Por, një pronë që i ka të gjitha këto, është një pronë që i shumëfishohet vlera", tha Veliaj. 

Kreu i Bashkisë tha se me investimet që po behen në çdo cep të Tiranës, qyteti do të bëhet edhe më i sigurt për të gjithë.

“Për sa kohë ishte me gropa septike, ujë me bote, me ndriçim elektrik, kjo s’mund të quhej Tiranë. Më në fund, po themi që edhe copa e fundit e pazëllit, pra edhe copa e fundit e qytetit, po trajtohet si në kryeqytet. Më vjen mirë që në këtë lagje po bëjmë të gjitha sistemimet e kanalizimet, pra jo më gropa septike dhe jo më derdhje direkt në lum, por nëpërmjet rrjetit të kanalizimeve të qytetit. Çështja e ndriçimit mund të duket si një detaj i vogël urban, por 165 ndriçues janë 165 mundësi për një grua që kthehet vonë natën, për dikë që punon turni i tretë, për një fëmijë që vjen nga shkolla”, nënvizoi ai.

Në fund, Veliaj falenderoi banorët për bashkëpunimin dhe tha se ata e kanë kuptuar që vetëm në këtë mënyrë realizohen punët e mira për qytetin dhe zonën ku ata jetojnë, dhe jo duke u bërë mish për top. 

“Njerëzit këtu kanë kuptuar se deri dje kanë qenë mish për top, kontingjent vetëm për të xhiruar gomat e hedhur molotov e bërë zjarr. Ky komunitet ka kuptuar se nuk bëhet më mish për top për askënd. Na kanë dhënë besimin, pikërisht se besojnë në këtë mentalitet të ri dhe në këtë frymë të re. Shumë mirënjohje komunitetit, faleminderit për durimin dhe me krahë të lehta gjithë grupit!”, përfundoi ai.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën