Dhunoi për vdekje Egli Progën, Denis Meçi lihet në burg! E motra pret para gjykatës vrasësin e vëllait: Kafshë o kafshë! Kushëriri: Janë banda e gjobave në Pogradec

Në dhimbje që nuk do t’i largohet ndoshta asnjë ditë, motra e Egli Progës priti në derën e Gjykatës së Korçës mbërritjen e Denis Meçit, autorin e dyshuar të dhunës ndaj vëllait, që vdiq në rrugë, vetëm pak metra larg dyqanit të tij modest në Pogradec.

‘Dua të shoh vrasësin e vëllait tim... ja kafsha’, dëgjohet ajo duke qarë para gjykatës në momentin e mbërritjes së autorëve për masë sigurie.

Trupit gjykues nuk iu desh shumë kohë të lerë në burg, Meçin 29 vjeç për vrasje nga pakujdesia, dhe me “detyrim paraqitje” 3 të tjerët për moskallëzim krimi; Voltan Shulkun, 40 vjeç, Arian Manellarin 55 vjeç, dhe Leonidha Guçen, 47 vjeç.

Pavarësisht se Gjykata e Korçës, e la në burg Denis Meçin për vrasje pakujdesia, akuzat e ngritura nga kushëriri i viktimës Egli Proga, në lidhje me gjobvënie, do të hetohet nga prokuroria dhe policia lokale.

Menjëherë pas reagimit në media, një burim i akuzës i tha Report Tv, se ndoshta shkaku i sherri, duhet të jetë një gjobë, që autori i ka vënë viktimës, por që është refuzuar nga ai. Megjithatë, i njëjti burim, thotë, se ky është vetëm një pohim i familjarit të viktimës, ndaj duhet të gjenden fakte dhe prova.

Familjari u tha gazetarëve, se “gjithçka pritet nga këta kriminela. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobëvënie, ndaj duhet të zbardhet e verteta”.

Vrasja e Egli Progës mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit, u shoqërua me shumë dyshime dhe paqartësi, mbi dinamikën dhe nëse ngjarja ishte një vdekje aksidentale apo një vrasje siç dyshimet janë më të shumta. Kur i ndjeri u gjet në rrugë, u raportua se sipas të dhënave paraprake, 42-vjecari në gjendje ndoshta nga alkooli, ishte rrëzuar. Por kur mjekët tentuan t’i japin ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, ngritën dyshime se ai ishte dhunuar. Ky moment vuri në lëvizje policinë.

Me pyetjen e dëshmitarëve në vendngjarje dhe pamjet e kamerave të sigurisë dolën në përfundimin se Egli Proga ishte goditur me grusht në kokë nga Denis Meçi, jashtë ambienteve të lokalit. Më pas u fut në pronën e tij, qendroi aty për pak minuta, doli, dhe pak metra më larg u shemb në tokë.

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e 11 gushtit, ku fillimisht u raportua për një ngjarje aksidentale, por më pas u zbulua se kemi të bëjmë me një vrasje. 42-vjeçari Egli Proga, pasi është dhunuar është futur në ambientet e brendshme të lokalit për disa minuta dhe pasi ka dalë jashtë ka rënë në rrugë pa ndjenja. Pas sherrit, autori i dyshuar Denis Meçe ishte larguar nga vendi i ngjarjes por u arrestua një ditë më pas (12 gusht) së bashku dhe me 3 persona të tjerë që akuzohen se kanë penguar zbulimin e krimit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:15
Rrahja për vdekje e Egli Progës, e motra: Lënia e lirë e 3 të arrestuarve është vrasje, gjykata bëri padrejtësi

 

Motra e Egli Progës e ka cilësuar si vrasje nga gjykata caktimin e masës ‘detyrim paraqitje’ për 3 të arrestuarit për mos kallëzim krimi, ndërsa autori Denis Meçi u la në burg me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

"Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim "është vrasje". Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?

Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë.

Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është.

Duke njohur kontingjentet, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushte një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja."- u shpreh motra e viktimës para gjykatës.

Ndërsa i afërmi tjetër i Egli Progës hodhi akuza të forta: "Gjithçka pritet nga këta kriminela. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobëvënie, jam pa fjalë. Nuk di çfarë të them. Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di çtë them. Këta janë kriminela të gjithë në bashkëpunim."

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ligji: 13/08/2024 13:09

    Ja edhe gjykata korrupsion kriminal. Duhet patjeter te vendoset denimi kapital.

    Përgjigju
  • korcari: 13/08/2024 12:16

    S'KA FAJ MOTRA,,,ATA QENER DUHEN VARUR NE MES TE POGRADECIT,,DHE TE LIHEN TE VARUR PER 1 JAVE,....TE ISHTE ENVERI GJALLE,,JA RREGULLONTE QEFIN KETYRE KRIMINDLEVE..COHU DHE NJE HERE ENVER ...

    Përgjigju
  • Eri: 13/08/2024 12:02

    Nuk me besohet qe ndodhin keto ngjarje ne Pogradec. Mua me eshte krijuar bindja se aty jetojne njerezit me te paqte ne bote. Aq te qete dhe te komunikueshem kur perballesh me ta, sa kur mendon te besh nje pale pushime clodhese, Pogradeci te behet zgjedhja e pare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Kërkon të artën, federata e mundjes ankimon në CAS rezultatin e Valiev në çerekfinale! Pak shpresë për ndryshimin e vendimit

Kërkon të artën, federata e mundjes ankimon në CAS rezultatin e Valiev në çerekfinale! Pak shpresë për ndryshimin e vendimit