Është rehabilituar sot parku përballë Kryesisë së Kuvendit, një zonë kjo me mjaft problem deri më sot.

Përmes një inciative, punëtorë të ndërmarrjeve shtetetërore kanë pastruar gjithë gjatësinë e territorit përkrah vilës qeveritare dhe më pas kanë kaluar edhe pas bustit të Ismail Qemalit.

Ajo që vihet re është prerja e disa pemëve sikundërse duket në foto.

Ky park ka paraqitur disa probleme prej kohësh, por që tashmë ai është rehabilituar duke u kthyer në një ambient çlodhës dhe të duhur, në të cilin është ndërhyrë në disa drejtime.

parku përballë Kryesisë së Kuvendit

parku përballë Kryesisë së Kuvendit

parku përballë Kryesisë së Kuvendit
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)