Reja flet sikur ka rinovuar kontratën, Duka frenon: S’kemi firmosur asgjë

Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer rinovimin e Edy Reja-s me Shqipërinë deri në vitin 2022. Madje vet tekniku thotë se është një sfide që e mbush me entuziazëm dhe vlerëson projektin që ka me kuqezinjtë.

“Do të kem nën mbikëqyrje gjithë lëvizjen futbollistike në Shqipëri dhe nëse jam trajneri më i vjetër në qarkullim kjo më mbush me gëzim”.

Në mediat italiane flitet për kontratë deri në vitin 2022 por nga analiza që bën vet trajneri nënkuptohet se kontrata mund të jetë 4-vjeçare. Kjo për arsyen se Reja më shumë se për Botërorin e vitit 2022 kualifikimin në të cilin e cilëson si të vështirë më shumë e përqëndron vëmendjen tek Euro 2024.

Por Presidenti i FSHF-së Armand Duka frenon gjithçka. I pyetur nga Report Tv Duka ka sqaruar se është me mendim pozitiv për vijimin me italianin por kontrata e re ende nuk është firmosur.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elvin rroskovec: 23/11/2019 12:53

    vetem lojra ne kete vend shouu lojra mashtrime ,dhe thike mba shpine . Europa per kete arsye nuk pranon vendin tone ne be

    Përgjigju
  • Andri: 22/11/2019 12:39

    Shajeni Duken sa te doni por per negociata eshte mjeshter.

    Përgjigju
  • Tifozi kuq e zi: 21/11/2019 22:20

    Nuk vepron Duka pa pyetur Dervishin po nuk i dhe atyre nuk ta rinovojne kontraten o Edi Reja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër